Home Teknologji Policia belge: Mos perdorni ‘reactions’ e Facebook

Policia belge: Mos perdorni ‘reactions’ e Facebook

638
0

1463146918fbreactionsFacebook prezantoi në muajin shkurt reagimet me “emoji”, duke u dhënë mundësi përdoruesve të vet që të mos kufizohen vetëm me një ‘pëlqim’ në një postim të caktuar, por të shprehin përmes ‘reactions’ sesi ndjehen.

I parashtruan si një alternativë për të kënqur thirrjet në rritje drejtuar kompanisë për të shtuar butonin “nuk më pëlqen”, por siç duket pas tyre, Facebook fsheh një tjetër mision.

Autoritetet belge këshilluan qytetarët që të mos përdorin këto “emoji” për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Sipas policisë belge, Facebook po i përdor këto ‘reactions’ si kalë troje për të mbledhur informacion mbi gjendjen emocionale të përdoruesit në mënyrë dhe në bazë të kësaj gjendjeje t’i shfaqë edhe reklamën që i përshtatet.

“Ikonat nuk të ndihmojnë vetëm ty për të shprehur ndjenjat, por edhe Facebook për një akses më efektiv në publikimin e reklamave në profilin tënd”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia belge në faqen e vet të internetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here