Home Aktualitet Podgorice, sulmohet Ambasada Shqiptare

Podgorice, sulmohet Ambasada Shqiptare

572
0

sulm1Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rrethores 09:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.

Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.

Burime nga ministria e Jashtme sqaruan se ambasadori shqiptar i dekretuar nga Nishani, Ernal Filo nuk ndodhej në godinën e ambasadës në Podgoricë pasi ende nuk ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është ende në fazën përgatitore.

Nga sulmi me gurë nuk ka pasur të lënduar përvec dëmeve materiale, si thyrja e xhamave. Mësohet se në ambasadë është ndodhur vetëm stafi diplomatik.

I ngarkuari i Ministrisë së Jashtme shqiptare ka kontaktuar në telefon me ambasadorin e Malit të Zi në lidhje me këtë incident.sulm1
sulm2sulm3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here