Home Aktualitet Plagoset me 4 plumba nje 47-vjecar, i akuzuar per 2 vrasje

Plagoset me 4 plumba nje 47-vjecar, i akuzuar per 2 vrasje

529
0

plagsojeNjë 48-vjeçar nga Vlora, me një të kaluar kriminale është plagosur me 4 plumba mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së re në Tiranë. Burime nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur për shkaqe hakmarrjeje. Rreth 1 orë pas krimit të ndodhur në orën 19:40 minuta të mbremjës së djeshme, Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe njërin prej të dyshuarve si autor, një i ri nga Shkodra. Krenar Hasanaliaj i njohur edhe si Krenar Habilaj ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë në kohën kur ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën Unazës së re.

Mësohet se dy autorë, të cilët po lëviznin me motor, tip “Scooter” me targa MKP 467, kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri pistoletë dhe pa silenciator në drejtim të Hasanaliajt. “A1 Report” sjell pamjet ekskluzive të momentit të zbulimit të motorit të atentatorëve, i braktisur në liqenin e Kasharit. ​

Si pasojë e atentatit 48 vjeçari i plagosur është transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës. Burime për televizionin A1 Report bëjnë të ditur se Hasanaliaj, si pasojë e plagëve të marra dhe humbjes së madhe të gjakut, është në vdekje klinike.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, dhe rreth orës 20:30, arriti të vërë në pranga, në dalje të kryeqytetit, një nga atentatorët. Ai mësohet se është nga Shkodra ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

Ndërkohë vijon puna e policisë për arrestimin edhe të atentatorit tjetër, që mësohet se është larguar në drejtim të Kasharit, ku edhe është gjetur motori me të cilin atentatorët po lëviznin. Kamera e A1 Report ka ndjekur operacionin e policisë për të kapur atentatorin e dytë.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve pasi, 48 vjeçari i plagosur, akuzohet për vrasjen e 2 personave, vjedhje me dhunë, si dhe falsifikim dokumentesh.

Hasanaliaj me precedentë penalë, i akuzuar për vrasjen e 2 personave
Larja e hesapeve, vijon të mbetet pista më e mundshme e hetimeve të policisë lidhur me atentatin e sotshëm në zonën e Unazës së Re në Tiranë ndaj Krenar Hasanaliaj.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se 48 vjeçari është një person me precedentë penalë, si dhe i dënuar me burg për veprat të ndryshme penale. Ai mësohet se akuzohet për vrasjen e 2 personave, vjedhje me armë dhe falsifikim dokumentesh.

Krenar Hasanaliaj, 48 vjeç, lindur në Sherisht dhe banues në Vlorë, me gjeneralitete të ndryshuara në Krenar Habilaj. Dyshohet të ketë qenë autor i vjedhjes me pasojë vdekjen e shtetasit Valter Kofina, ndodhur në fshatin Sherisht në prill 1997. Gjithashtu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Dushan Shahaj, nga Lubonja, ngjarje e ndodhur në maj 1999 në Sherisht për motive të dobëta. Është dënuar me 11 vjet burg dhe 6 milion lekë gjobë në shtator 2008 për “Vjedhje me armë”, dhe falsifikim dokumentash (pasaportë). Gjithashtu ështe dënuar edhe me 5 vjet burg për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen e 2 personave, të familjes Velë në fshatin Dukat të Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here