Home Politike Pirro Dhima përgënjeshtron deklaratën e Kokëdhimës

Pirro Dhima përgënjeshtron deklaratën e Kokëdhimës

608
0

dhima-kokedhimaDeputeti i PS-së, Koço Kokëdhima zhvilloi sot një takim në Qeparo me deputetin e PASOK-ut në parlamentin grek, Pirro Dhima, me të cilin diskutoi në lidhje me ndarjen e re administrativo-territoriale.

Deputeti Kokëdhima bëri të ditur se gjatë këtij takimi, që zgjati rreth 30 minuta, e kishte informuar deputetin Pirro Dhima lidhur me pikëpamjen e Qeverisë Shqiptare për bashkimin e Himarës me Vranishtin, çfarë përfiton Himara nga ky bashkim dhe çfarë ndryshon në territorin e saj, në përbërjen e popullsisë, në ekonomi, në strukturën dhe standardet e Bashkisë së re, etj.

“I shpjegova se Dulja e Bollanua e kanë kundërshtuar këtë zgjerim të Himarës në drejtim të Vranishtit për interesa partiake e politike. Piro më shpjegoi se ishte prej disa ditësh në Himarë, kishte ardhur me një ide negative për reformën, por pasi kish takuar njerëzit dhe kish folur me ta, kish krijuar një përshtypje krejtësisht tjetër.”- deklaron Kokëdhima.

Deputeti socialist bën të ditur se në këtë takim, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, u ra dakord që të ketë bashkëpunim për reformën territoriale, sepse kjo i shërben të ardhmes së Himarës.

“Pirro më tha drejtpërdrejtë se plani juaj është i bukur dhe se do të flasë me autoritetet greke sapo të kthehet në Greqi. Gjithashtu ai e priti shumë mirë ftesën time drejt tij dhe të gjithë himarjotëve të suksesshëm nëpër botë, për të bashkëpunuar për një zhvillim të merituar të kësaj krahine të bukur e të lavdishme. Takimi u përshkua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.”- deklaron deputeti socialist.

PIRRO DHIMA PËRGËNJESHTRON DEKLARATËN E KOKËDHIMËS
Deklarata të kundërta sa i takon qëndrimit të deputetit grek Piro Dhima pas takimit në Qeparo për reformën territoriale. Në orët e mbrëmjes vetë Piro Dhima ka deklaruar në rrjetin social “Facebook” se i mbetet qëndrimit kundër bashkimit të Himarës me Vranishtin, deklaratë e cila përgënjeshtron deputetin socialist për qarkun e Vlorës Koco Kokëdhima që shkruajti më herët në “Facebook” se Piro Dhima kishte ndryshuar qëndrim pas takimit me banorët e zonës , ndërsa sipas tij kishte shprehur vlerësime për reformën territoriale.

“Isha për fundjavë në Himarë dhe u takova me kreun e bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe anëtarin e parlamentit shqiptar Koco Kokëdhima. Biseduam për ndarjen e re administrative që po avancon qeveria shqiptare dhe iu bëra të qartë se ne nuk biem dakord .Theksova se për ne vorio-epirotët, ajo që do miratohet në fund, është e papranueshme dhe kundër çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare”.-shkruan Dhima në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here