Home Aktualitet Pi kafe me vrasesin, qellohet me arme 26-vjecari

Pi kafe me vrasesin, qellohet me arme 26-vjecari

496
0

endrit-yzeiriNjë person ka mbetur i vdekur ditën e sotme, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e quajtur ish-shkolla e naftës në Vlorë, ku mësohet se viktima është Endri Yzeiri, 26 vjeç.

Fillimisht 26 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë. Ai ka marrë një 1 plumb në aortë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Nga hetimet paraprake mësohet se Yzeiri po qëndronte me 4 persona tjerë në një bar në Vlorë, të cilët pas krimit janë shoqëruar në polici. Sipas policisë, njëri prej tyre dyshohet se është edhe autori i vrasjes, ndërsa dy prej tyre e kanë transportuar viktimën në spital.

Po ashtu sipas uniformave blu 26 vjeçari para vrasjes ka debatuar me autorin, çka ka sjellë edhe agravimin e situatës dhe për pasojë të shtënat me armë.

Hetimet e policisë vijojnë, ndërsa marrja në pyetje e personave të shoqëruar pritet të zbardhë edhe autorin e vrasjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here