HYRJE Teknologji Philips prezanton televizorin 3D, pa syze

Philips prezanton televizorin 3D, pa syze

0
201

Philips-glasses-free-3DDolby Laboratories prezantoi për herë të parë një televizor 3D i cili nuk ka nevojë për syzet tridimensionale për t’u parë.

Në prezantimin në Los Angeles të SHBA, drejtori i Dolby Laboratories, Brett Crockett tha se televizori ka një teknologji lenteje e cila është në ekranin e tij, të cilën e ka krijuar Philips. Gjithashtu televizori ka disa softëare të cilat i lejojnë të krijojë një sinjal video i cili kalon nga lenta në ekranin e tij dhe bën të mundur shikimin në 3D pa përdorur syzet tridimensionale.

Crocket u shpreh optimist për të ardhmen e këtyre televizorëve. Sipas tij, televizori 3D është një risi e jashtëzakonshme pasi shumica e njerëzve e kanë bezdi të mbajnë syzet e nevojshme kur shohin një film tridimensional. Me këtë televizor njerëzit do të shohin filma e programe të ndryshme normalisht.

Por kompania ende nuk ka vendosur një datë zyrtare se kur do të dalin në shitje këto televizorë 3D.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here