Home Rajoni Perplasen 2 vione F-16 ne Greqi, shpetojne 2 pilote

Perplasen 2 vione F-16 ne Greqi, shpetojne 2 pilote

721
0

Është gjetur i vdekur pasditen e të enjtes, një nga pilotët e dy avionëve F-16 të cilët u përplasen në hapësirë rreth orës 14:05, ndërsa po kryenin një stërvitje.  Ndërsa në Kretë ka mbërritur Ministri i Mbrojtje së Greqisë Evangelos Venizelos, njoftohet se situate është vlerësuar si mjaft e rëndë.  Sipas mediave vendase dy nga tre pilotët u gjetën të gjallë, njëri prej të cilëve iu ushtrua menjëherë një operacioni pasi kishte marrë plagë të rënda.  Të dy F-16 Block 52 të forcave ajrore u përplasen në ajër, në juglindje të Kretës, pranë Gaidouronisi, gjatë një simulimi ushtarak.  Në trajnim ishin përfshirë 6 avionë luftarakë.  Pilotëtët të cilët i përkisnin skuadrës “Souda Combat”, po simulonin si sulmues, ndërsa kishin përballë 4 avionë të tjerë ushtarak, ndërsa në momentin e përplasjes ata po fluturonin në një lartësi prej 7000 metra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here