Home Rajoni Permbytjet ne Tetove, deri tani jane raportuar 5 te vdekur

Permbytjet ne Tetove, deri tani jane raportuar 5 te vdekur

806
0

permbytje-maqedoni1

Moti i keq në këtë fillim gushti ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tetovë ku situata më e rënduar gjendet në fshatin Shipkovicë.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet fjalë për 4 të vdekur në fshatin Shipkovicë, ku kanë humbur jetën 4 persona, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe të cilët i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura të nisura këtë pasdite.

Situata është ende shumë e paqartë, pasi disa prej mediave maqedonase raportojnë se numri i viktimave nga moti i keq është shumë më i lartë.

Banorët e fshatit Shipkovicë apelojnë të ndërhyhet me helikopterë, pasi shumë prej familjarëve të tyre janë zhdukur ose kanë mbetur të bllokuar për shkak të reshjeve.

Ora 22:50 Lume Hyseni: Zyrtarisht s’ka asnjë viktimë
Zëdhënësja e Komunës së Tetovës deklaroi gjatë lidhjes telefonike për A1 Report se pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodhen disa zona, zyrtarisht nuk ka asnjë viktimë. Ajo shprehet se Komuna e Tetovës ka ngritur shtabin e emergjencës duke pasur si prioritet zonat malore.

“Situata në teren e vështirë. Nga të dhënat zyrtare nuk kemi viktima. Zonat e prekura kryesisht fshatrat.  Komuna ka ngritur shtabin e emergjencave. Më të prekur zonat e malësisë. Prioritet për momentit i jepet fshatrave.“- tha Zëdhënësja e Komunës së Tetovës, Lume Hyseni për A1 Report.

Ora 22:40 Bashkim Selmani: Kjo situatë për herë të parë, institucionet s’po reagojnë. 
Bashkim Selmani, pedagog në Universitetin e Tetovës shprehet se kjo situatë nuk ka ndodhur më parë në këto zona. Ai deklaron se ende nuk ka një reagim na ana e shtetit që do ndihmonte më tepër banorët e zonës.

permbytje-maqedoni

“Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi deri tani. Institucionet nuk po reagojnë. Në këtë periudhë ska pasur shqetësime të këtij niveli.”– u shpreh Selmani

Ora 22:20 Arben Zeqiri: Ka 5 viktima, shumë banesa të pabanueshme
Gazetari Arben Zeqiri ka bërë të ditur se numri i deritanishëm i personave që kanë humbur jetën është 5, dy prej të cilëve janë fëmijë.

“Janë 5 persona që kanë humbur jetën, katër në fshatrat e malësisë, ku kanë vdekur 2 të moshuar dhe 2 fëmijë. Një person tjetër ka humbur jetën në një fshat tjetër.Reshjet e shiut filluan rreth orës 15:00-16:00 dhe rreth orës 17:00 kanë filluar edhe përmbytjet. Dhejtra mijëra banorë të rrezikuar nga reshjet. Një numër i madh prej tyre janë jashtë banesave të tyre të cilat janë bërë tashmë të pakalueshme.”- tha Zeqiri për A1 Report.

Ora 22:05 Arben Halili: Situatë emergjente, shteti të mos presë të nesërmen 
Në një lidhje telefonike për A1 Report, Arben Halili, banor i zonës së Shipkovicës ndërsa ka konfirmuar për vdekjen e tre personave në fshatin e tij, i kërkon shtetit që t’u vijë në ndihmë të lënduarve dhe të mos presë të nesërmen.

“Shiu ka nisur rreth orës 17:00. Vetëm në fshatin tim kanë humbur jetën 3 persona, 2 fëmijë dhe një i moshuar. Situata e rëndë në të gjithë zonën jo vetëm në sh…
Situata është shumë e rëndë. Duhet një ndërhyrje emergjente për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet. Ka rënë niveli i shiut. Por lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe prurjet nga zonat malore janë të shumta.Deri nga 12:00-13:00, temperaturat kanë qenë mbi 32 C, s’ka pasur vetëm reshje shiu e breshëri, por raportohet edhe për reshje breshëri dhe bore. Një grua ka humbur në lumin Vardar, flitet edhe për persona të tjerë që kanë humbur jetën në fshatra të tjerë. Shteti duhet të dëshmojë që është pranë banorëve, nuk duhet pritur e nesërmja për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.”-
tha  Arben Halili.

Ora 21:55 Konfirmohen 3 viktima, situata më e rëndë në fshatin Shipkovicë
Korrespodentja e A1 Report për Maqedoninë, Zerijeta Jajaga konfirmon se situata më e rënduar është në fshatin Shipkovicë ku rrëshqitha e një masivi shkëmbor ka zënë poshtë një shtëpi ku kanë humbur jetën 1 moshuar dhe dy fëmijë.

Gjithashtu bëhet e ditur se është ngritur edhe shtabi i emergjencën nga komuna e Tetovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here