Home Aktualitet Permbarimi vendos sekuestro 5 mld lek të Fazlliç

Permbarimi vendos sekuestro 5 mld lek të Fazlliç

607
0

damir-fazlicNjë shifër prej 5 miliard lekësh e depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, 67 mijë metra katror që ndodhet në fshatin Rinia në Durrës dhe disa pasuri të tjera që janë në emër të biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç, janë sekuestruar tre ditë më parë me një vendim përmbarimor.

Njeriu me shumë afrimitet me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun aktual të PD Lulzim Basha dhe kreun e PR Fatmir Mediun, rezulton debitor i një kredie të marrë në “Union Bank” me vlerën 3.3 milion euro. Si pasojë e mospagimit të kësaj kredie në 13 mars gjykata e Tiranës ka vendosur nxjerjen e urdhërit të ekzekutimit të pasurive që ishin në emër të Damir Fazlliç dhe dy kompanive të tij, qipriotes “Alpha” Sh.p.k dhe “Crawn Acquisitions”.

Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së mësipërme është marrë në 28 prill 2015 nga përbaruesi Edvin Malotaj që vepron në kompaninë “Strati Baliff Service”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here