Home Aktualitet Perkujtohet 12-vjetori i vrasjes se Azem Hajdarit. Familja: te zbardhet vrasja

Perkujtohet 12-vjetori i vrasjes se Azem Hajdarit. Familja: te zbardhet vrasja

562
0

2 vjet qe nga vrasja e Azem Hajdarit, ceshtja per bashkëshorten dhe njekohesisht gjyqtaren Fatmira, nuk ka marre pergjigjen e duhur nga drejtësia. Ne diten përkujtimore te zhdukjes se ish-liderit te dhjetorit 90, Fatmira Hajdari thote se vrasja e shekullit sic njihet ne Shqiperi ka patur motive politike dhe aspak familjare prandaj ajo i kerkoi politikes dhe me konrektisht Partise Demokratike ta zbardhe ate…

“Kjo është një cështje e Partisë Demokratike dhe i përket vetëm Partisë Demokratike ta zbardhë atë. Azemi nuk është vrarë për arsye familjare por vetëm për arsye politike, dhe i ngelet vetëm politikës që ta zgjidhi. Unë sot jam vetë gjyqtare dhe di të gjykoj shumë mirë në lidhje me cështjen e Azemit. Aty nuk janë marr shumë prova, shumë fakte nuk janë sqaruar saktësisht. Dhe kolegët e mi kanë qenë të detyruar nga politika në atë kohë. Dhe sot kur bëjmë diskutime për cështjen e Azemit, dhe ata vetë janë koshientë kolegët e mi, të shtyrë nga opinioni ndërkombëtar, nga politika e asaj kohe kanë bërë një zgjedhje momentale. Cështja e Azemit nuk është zgjidhur. Azemi është vrarë për arsye politike”, tha Fatmira Hajdari, bashkeshortja e Azem Hajdarit.

Nderkohe Partia Demokratike si ne cdo 12 shtator edhe kete radhe përkujtoi ish-deputetin e saj prane memorialit qe ndodhet ne vendin e ngjarjes prane selise blu. Sekretari i pergjithshem i PD-se ministri i brendeshem Lulzim Basha dhe ministri i mbrojtjes Arben Imami ishin drejtuesit me larte te selise blu qe morren pjese ne perkujtimore bashke me figura te tjera te jete politike dhe shoqerore te vendit…

“Kanë qenë falangat e regjimit të vjetër komunist të cilët nuk pranuan dhe nuk u pajtuan për një kohë të gjatë me humbjen e pozitave dominuese mbi kombin shqiptar, ato që zgjatën dorën dhe u hakmorrën ndaj Azem Hajdarit, për atë që ai bëri në ’90”, tha Ritvan Bode, Sekretar i Pergj i PD-se.

Puna dhe aktiviteti i Azem Hajdarit eshte vleresuar si ne Shqiperia ashtu edhe ne Kosove pas vdekjes. Ne vitin presidenti Moisiu e dekoroi Azem Hajdarin me titullin “Nderi i Kombit”, presidenti Bamir Topi gjithashtu i akordoi “Urdherin e Skenderbeut” ne vitin 2007, ndersa ne vitin 2003 i ndjeri Ibrahim Rugova e nderoi me medaljen e arte Lidhja e Prizrenit…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here