Home Politike Perjashtimi nga lista e PD, reagojne Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi

Perjashtimi nga lista e PD, reagojne Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi

863
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ‘lajë hesapet’ me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike. Shumica e grupit parlamentar demokrat nuk do të jetë më pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Por nuk kanë qëndruar të heshtur Majlinda Bregu e Astrit Patozi përkundrejt këtij “ndëshkimi radikal’ që iu bë karrierës së tyre politike.

Bregu thotë se se është e pandershme që brenda listës së kandidatëve për deputetë, PD të qëndrojnë ata që donin PD-në jashtë zgjedhjeve. Megjithatë Bregu i qëndron një falenderimi për Berishën për mundësine që i dha në Republikën e Vjetër duke i uruar suksese në Republikën e Re të Bashës.

Një shpërthim deklarate ka pasur dhe Astrit Patozi.
Ai fajëson të dy ata, Berishën e Bashën për ‘kokëprerjen’ e tij, dhe shprehet se i qëndron kauzës së ngritja e çadrës u bë për t’i shpëtuar lëkurën kreut të PD, ndërsa shton se ëndrrat e Republikës së Re ngjajnë me ato të Rilindjes së Ramës.
Patozi thotë se ky vendim i formës së prerë mund të jetë marrë edhe 4 vite të shkuara, koha kur Basha garonte për PD, dhe Berisha e mbështeti pa rezerva vendimin e Bashes.

Bregu: E mbylla me këtë PD, shkoj te Demokratët e Vërtetë

Majlinda Bregu

Ajo ka qenë një ndër zërat që ka kundërshtuar hapur, dhe për këtë kryetari e ndëshkoi duke mos e futur në listat e kanididatëve për deputetë.

Majlinda Bregu reagoi sot me një shkrim të gjatë ku nuk ka munguar dhe një foto domethenese. Ajo e quan një kapitull i mbyllur tashme eksperiencen e saj me Partinë Demokratike por hapet siç thotë ajo, një kapitull i ri me PD-në e Demokrateve të Vërtetë.

Nuk dihet nëse ky term i përdorur paralajmëron një lëvizje të re politike brenda së djathtës, por Bregu nuk tregon rezerva për ata që u listuan si kandidatët për deputete.

Një mesazh i saj shkon dhe për Sali Berishën, duke ironizuar fillimisht Lulzim Bashën.
“Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë. Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në Opozitë. Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.

Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!

Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.
Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!

Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.
Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj”, shkruan

​Patozi: Ata të dy, (Berisha e Basha) më hoqën, Rama më paralajmëroi

astrit patozi

I përjashtuari i radhës nga listat e PD, Astrit Patozi nuk ndien aspak keqardhje që i kanë hequr emrin nga listat e kaniddatëve për deputetë të PD.

Madje Patozi, thotë se falenderon ata të dy (Berisha e Basha) që e bënë të mundur këtë, duke i çliruar nga mëdyshja.

Një nga miqtë e Sokol Olldashit, Patozi thotë se ky vendim i formës së prerë mund të jetë marrë edhe 4 vite të shkuara, koha kur Basha garonte për PD, dhe Berisha e mbështeti pa rezerva.
Dhe aq e qartë ka qenë kjo, shpjegon ai, sa dhe Rama, kryeministri socialist e paralajmëroi përjashtimin e tij nga listat që do të përpiloheshin nga PD.
“Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog”, shpjegon ai më tej.

Mbi hapat qe do te hedhe me tej, Patozi thote se, “Asgje e keqe nuk ka ndodhur. Sepse une nuk e besoj perrallen e keqperdorur qe tani “asgje nuk eshte me si me pare”. Dhe per shkak se kemi mbetur ne vend, i qendroj me shume bindjes sime te kahershme se Shqiperia ka nevoje per nje shkundje te forte, e cila pa asnje dyshim ka per te ardhur”.

ASGJE S’KA NDODHUR NE NJE DITE, GJITHCKA ESHTE SI ME PARE
Kisha shume kohe qe e ndaja me miqte e mi nje lloj neverie per katandisjen dramatike te ambjentit politik ne Shqiperi, pa guxuar asnjehere te mendoja qe edhe une vete te mos isha pjese e pergjegjesise. Por pa harruar asnje cast se per te ardhur deri tek une radha do te ishte tmerresisht e gjate. Ne kete kontekst u kam thene atyre se per here te pare ne jete kam qene i dyzuar, se nuk e dija tamam ne doja te qendroja apo te largohesha. Ndoshta per shkak se njeriu e ka te veshtire te ndahet nga pasionet e veta apo per shkak te bindjes e forte qe, per sa me ka perkitur kam bere gjene e duhur, te pakten ate qe kam besuar se eshte e drejte, mesa duket e kisha te veshtire qe ta vendosja vete. Ndaj sot i falenderoj njesoj dhe pa asnje keqardhje te dy ata qe e moren kete vendim, duke me cliruar nga medyshja ime. Natyrisht, edhe nga cdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qene nje vendim i formes se prere, qe mund te jete marre ketu e kater vjet te shkuara, por kjo nuk ka asnje rendesi, as per publikun e aq me pak per mua.

Miqte e mi,
Eshte me arsye mungesa ime ne listen e kandidateve te Partise Demokratike, por edhe po te ishte ndryshe, nuk do te kishte qene fundi i botes.
Eshte finalizim i nje procesi te pandalshem degradimi dhe bjerrjeje vlerash qe nuk ka filluar mbreme. Per fatin tim te mire une nuk kam pritur qe te flas sot per te gjitha keto, por e kam bere ne vijimesi, kudo ku me eshte dhene mundesia, ndonese me shume, shume vetepermbajtje. Arsyeja e vetme per te qene i rezervuar lidhej thjesht me ndjesine e njeriut qe kerkonte te shpetonte shtepine e vet, duke e riparuar nga brenda.

Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.

Por edhe pse e njoh mire kete ligatine, dhe pse nuk shpresoj qe ky armepushim te funksionoje gjate, nuk kam asnje pendese qe luftova dhe bera sa munda qe te kishte nje marreveshje.

Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mire teknologjine e shtirjes politike qe prodhon kauza te rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar qe shoh se si idhtaret e luftes, ose Lej Fenet e partise sime, qe vetem 10 dite me pare i hakerreheshin henes, po t’u permendje qe nje dite do shkonim ne zgjedhje, tani po i lepihen paqes.

E bera kete shpjegim ne respekt te atyre njerezve, me te cilet per nje kohe relativisht te gjate kam ndare bindje te ngjashme, jo domosdoshmerisht politike. Nje mije here po te me jepej mundesia te kthehesha pas keto vite, nje mije here do te kisha bere te njejten gje. Ndaj edhe sot jam shume i qete dhe pa asnje peng. Kjo nuk do te thote se nuk kam gabuar, mos e dhente Zoti! Por jam shume i sigurt qe sado te medha te kene qene shkeljet e mia, ato do te ishin gjithesesi si buleza uji ne oqeanin e mekatit politik te ketyre viteve ne Shqiperi. per me shume lexo KETU

​Topalli anashkalon politikën fokusohet tek Ramazani
E përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë të Partisë demokratike, por jo nga deklaratat personale.

Jozefina Topalli e anashkalon tërësisht këtë moment, dhe uron qytetarët për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

“Eshtë koha për të forcuar besimin, dhembshurinë, drejtësinë e të vërtetat”, shkruan ajo duke publikuar urimin në rrjetin social, Facebook.

Te dashur miq
Urimet me te ngrohta me rastin e fillimit
te muajit te madhnueshem te Ramazanit, per ju besimtare musliman.
Agjerim te lehte , te mbare e te pranuar.
Eshte koha per te forcuar besimin, dhembshurine , drejtesine e te vertetat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here