Home Aktualitet Pergjimet qe fundosen gjobevenesit ne Shkoder

Pergjimet qe fundosen gjobevenesit ne Shkoder

1203
0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg kreun e bandës së gjobvënësve Muhamet Lici, 6 anëtarë të bandës, ndërsa ka vendosur arrest shtëpie për 2 të tjerë, për shkak të moshës së mitur.

Gjatë seancës së zhvilluar sot Krimet e Rënda kanë marrë vendim që Ibrahim Lici, Gezim Vajushi, Fatmir Dibra, Abedin Bajraktari, Denis Skutina, Besmir Domnori t’u jepet masa arrest me burg.

Ndërsa Gerald Skutina 17 vjeç do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Hetimet e përgjimet që kishte kryer Prokuroria ishin të pakundërshtueshme dhe provonin se Lici mblidhte paratë e  tregtarëve dhe ishte ai që vendoste dhe sa do u merrej për individ.

Muhamet Lici me numër telefoni ****8777 në fund telefononte personin me emrin Bukel me numrin ****4555 me te cilin zhvilloi bisedën për mbledhjen e parave.

Bukeli: Hajde se po

Lici: A ndin

Bukeli: po pra hajde.

Lici: Po kur pra hajde, a po nisesh ti?

Bukeli: Neser mor zotni se sonte nuk i iket kujt.

Lici: Pse si iket kujt sonte?

Bukeli: Neser hajt.

Lici: Neser hajt.

Te nesermen ne daten 02/11/2016 te dy komunikojne ne telefon midis tyre dhe dalin te mbledhin leket. keta te dy e lene te daline  tu mbledhin te gjitheve. Midis tyre zhvillohet kjo bisede:

Lici: Alo
Bukeli: Ku je mor?
Lici: He mor Bukel, njitu në shpi
Bukeli: A ikim e marim leit atje?
Lici: Shko mor, prit mor burrë. Kur kanë ardh sot a?
Bukeli: Hë
Lici: Prit mor, ca me ikë te ai, q…. ropt se na myte ropt
Bukeli: Eee
Lici: Duhet me e shtir he burrë e se nuk iket në ajër hë burrë
Bukeli: Me ikë me marrë lekt mor djalë, me grumbullu lekt
Lici: Eee?
Bukeli: Kena me ikë me grumbullu me marrë lekt
Lici: Po pra po
Bukeli: Ose ikim ndac ma mirë nesër paradite
Lici: Po shko ti more burrë se s’shkon të njitesh
Bukeli: Mir, kujt e kujt kena mi marrë lekt?
Lici: Tanve mor burrë aty
Bukeli: Po atij Amirit sa lek kena mi marrë?
Lici: 20
Bukeli: 20 eee?
Lici: Po, hajt se shkojmë bashkë, shkojmë bashkë, prit sa të veshem hej burrë.

Në fillim të muajit Dhjetor të vitit 2016 zhvillohet komunikim midis shtetasit Muhamet Lici me Abedin Bajraktari, të cilit i thotë se nëse, ‘nuk i kapim një 1 milionë lekë duhet ta lëmë këtë punë”.

Lici: Hë mor
Bajraktari: Si e ka emrin ai boksieri
Lici: Po lene more si e ka emrin boksieri, q..robp! Ti ti kishe mbledh
Bajraktari:O shok nuk i kishte lekt mor, ça me i ba unë?
Lici: Ia mora atij unë
Bajraktari: A ja more Almirit?
Lici: 30. Kujt tjetër kam me ja marr unë tesh?
Bajraktari: Almirit
Lici: Tjetër
Bajraktari: Atij tek pastiçeria, ke me i marr 2 muaj atij
Lici: Atij 10 mijë lek
Bajraktari: Po muajin tjetër sa i kena marr atij
Lici: Po edhe muajin tjetër 20, pse 30?
Bajraktari: Po pra 20 atij dhe atij te klubi. Atij ja kam marrë atij me kikirikë
Lici: Po tjetër?
Bajraktari: Tjetër, nuk kena kujt me i marrë tjetër
Lici: Pse nuk e ke çu Robinin me ju marrë dhe atyre atje në fund? Me kap atë zotninë more Abdein apo do me i lanë punët mas doret”
Bajraktari: O muhamet, hajde këtu e të bajmë muhabet
Lici: Për njikaq lekë e lajmë krejt këtë punë, dorëzohena krejt, vetëm legenat e bajnë kët punë për njikaq lekë, po si kapëm 1 milionë lekë aty?

Në datë 01.11.2016, ora 17:11 deri në 17:13, shtetasi Muhamet Liçi komunikon me shtetasin Abedin Bajraktari. Ky i fundit i raporton duke e informuar në lidhje me marrjen nga grupi edhe të dhjetë dyqaneve të tjera një shtetasi me emrin Riza, të cilin e kanë shtrënguar për të lënë “punën”, pra për të mbledhur lekë nga tregtarë të zonës. Midis tyre zhvillohet kjo bisedë.

Liçi: He Bukel?
Bajraktari: Ej.
Liçi: Hë.
Bajraktari: Atij Rizasë aty në Zdrale, a e din?
Liçi: Hë?
Bajraktari: Te kryqzimi andej, ja mora se asht tuj lanë punën dhe 10 dyqane ia kanë marrë na tesh.
Liçi: 10 dyqane?
Bajraktari: Po tijat ja kena marr na. Ka 30 mijë lekë, a 20 mijë lek sa i merr ai.
Liçi: Po.
Bajraktari: Sonte kam me ik me folë me të.
Liçi: Me Rizanë e ka lëshu Rizaja punën? Cilin dyqane ka rujt ai?
Bajraktari: Nja 10 copë, diçka njishtu 9 copë, 10.
Liçi: Tesh ato 10 na kalojnë neve.
Bajraktari: Po pra, se jam tuj ike e fole prap njitash me të.
Liçi: Po mirë fol.
Bajraktari: Se i thashë njishtu, njishtu. Mirë tha.
Liçi: Në rregull, fol me të.

Në datë 01.11.2016, ora 17:11 deri në 17:13, shtetasi Muhamet Liçi komunikon me shtetasin Abedin Bajraktari. Ky i fundit i raporton duke e informuar në lidhje me marrjen nga grupi edhe të dhjetë dyqaneve të tjera një shtetasi me emrin Riza, të cilin e kanë shtrënguar për të lënë “punën”, pra për të mbledhur lekë nga tregtarë të zonës. Midis tyre zhvillohet kjo bisedë.

Liçi: He Bukel?
Bajraktari: Ej.
Liçi: Hë.
Bajraktari: Atij Rizasë aty në Zdrale, a e din?
Liçi: Hë?
Bajraktari: Te kryqzimi andej, ja mora se asht tuj lanë punën dhe 10 dyqane ia kanë marrë na tesh.
Liçi: 10 dyqane?
Bajraktari: Po tijat ja kena marr na. Ka 30 mijë lekë, a 20 mijë lek sa i merr ai.
Liçi: Po.
Bajraktari: Sonte kam me ik me folë me të.
Liçi: Me Rizanë e ka lëshu Rizaja punën? Cilin dyqane ka rujt ai?
Bajraktari: Nja 10 copë, diçka njishtu 9 copë, 10.
Liçi: Tesh ato 10 na kalojnë neve.
Bajraktari: Po pra, se jam tuj ike e fole prap njitash me të.
Liçi: Po mirë fol.
Bajraktari: Se i thashë njishtu, njishtu. Mirë tha.
Liçi: Në rregull, fol me të.

Në fund të muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor, anëtarë të grupit kanë dalë për të mbledhur paratë për tregtarët dhe më datë 01.11.2016, ora 17:17, shtetasi nën hetim Muhamet Liçi, ia kujton Abedin Bajraktarit se ishte datë për të mbledhur lekët. Abedini
ia kthen se sot nuk i shkohet kujt, po do të shkojmë nesër. Midis tyre zhvillohet kjo bisedë:
Liçi: Bukel, sot ashta data a?
Bajraktari: Si?
Liçi: Sot asht data. Kena me marë lekt e?
Bajraktari: Hajde se po.
Liçi: A ndin?
Bajraktari: Po pra, hajde.
Liçi: Po kur pra hajde, a po nisesh ti?
Bajraktari: Nesër mor zotni, se sonte nuk i iket kujt.
Liçi: Pse s’i iket kujt sonte?
Bajraktari: Nesër hajt.
Liçi: Nesër hajt.

Më datë 08.01.2017, ora 9:34, shtatasi Redi Bardhej e merr në telefon një shtetas me numër telefoni 06…59, të cilin duket se e thërret “dajë” dhe nga komunikimi duket se është pronar i një biznesi. Ky shtetas i thotë se ka shkuar një shtetas i quajtur Riki
M. për t’i kërkuar lekë për roje. Shtetasi nën hetim, Redi Bardhej, pas kësaj i thotë se po shihemi më vonë. Midis tyre zhvillohet biseda.
Biznesmeni: Alo!
Bardhej: Hë mor, daj.
Biznesmeni: Ça thonë, a je mirë?
Bardhej: Si ja kalove?
Biznesmeni: Hiç mor, mirë.
Bardhej: Ka je?
Biznesmeni: Te shpija.
Bardhej: A je me grip, a?
Biznesmeni: Jo mor dajë, jam njitu flet.
Bardhej: Ehe, o daj.
Biznesmeni:

Bardhej: Ça asht puna e dyqaneve që i run ai Riki M. se ai vjen e i don lekt, kurse ky tjetri thotë jo mor vlla, nuk kam lidhje unë me ta.
Biznesmeni: Eeee?
Bardhej: Puna e atyne dyqaneve atje në rrugë, që e rujnë këta.
Biznesmeni: Hajt se po shifena ma vonë, ku je?
Bardhej: Unë jam në shpi, ma ban ni zile kur të dalësh.
Biznesmeni: Mirë, hajt.
Shtetasi nën hetim, Redi Bardhej, ka shkuar e ka takuar shtetasin nën hetim Muhamet Liçin dhe pasi i ka shpjeguar situatën e merr në telefon tregtarin duke i nxjerrë Muhametin në telefon për ta sqaruar. Nga kjo bisedë rezulton fakti se te tregtari ka shkuar një shtetas me emrin Ardit, i cili nuk është lidhje e Muhametit ose grupit të tij kriminal dhe i ka kërkuar lekë. Muhameti porosit që të mos i japë lekë Arditit, por t’i thotë se lekët ia jap atij. Biseda midis tyre:
Tregtari: Hë daj?
Liçi: Hë mor C. ça bane. Muhameti jam.
Tregtari: Ça bane mor shok, mira a?
Liçi: Ça bane shok, mira a? Ça ke ba?
Tregtari: Mirë, po ti, si je?
Liçi: A ka ardhë prap ai Arditi aty, a?
Tregtari: Sot ka ardhë.
Liçi: Ça të ka thanë?
Tregtari: Ai ka ardhë nja dy-tri ditë, se nuk kam dalë në punë, se kam ken me grip. Ka ardh tesh dy-tri ditë për lekt e rojes d.m.th.
Liçi: Po ça i ke than ti?
Tregtari: E marrë në telefon atë djalin e i them unë lekt e rojes ja kam dhanë. Kam kry punë me tjetërkënd.
Liçi: Po.
Tregtari: A e kupton?
Liçi: Po.
Tregtari: Më thotë mu si ke kry punë?! A e din se unë e ruj, unë e baj, e kështu ee. Unë i thashë kam kujtu se jeni marrë vesht ju ndërmjet vedit edhe i keni zgjidh ato punë.
Unë s’di gja se i keni lanë.
Liçi: Po.
Tregtari: Jo mor tha, çfarë tha, unë e ruj prep, andej e knej.
Liçi: Jo mor vlla thuj, i ka filani. I jep lekët filanit, thuj për këtë punë.
Tregtari: Unë prandaj i thashë edhe Redit, i thashë ça keni folë, ça s’keni fol. Ta di edhe unë ça me i thanë, a kupton?
Liçi: Po jo, kena kry, kena folë na me to more shok. Tesh po të vjen ai ty. Jo mor vlla thuj, kena filanin. Ja paguj filanit ato.
Tregtari: Ëhë.
Liçi: Nuk ke punë ti, asht filani këtu, a kupton?
Tregtari: Mirë mor shok.
Liçi: Mos i jep asnji lek atij mor shok. Mos i jep lek atij ti.
Tregtari: Jo mor nuk jam tuj i dhanë, se s’jam i marrë me i dhanë lekë atij.
Liçi: Hë. Na ke neve ma parë se atë, a e kupton?
Tregtari: Nuk bahet fjal mor. Po. Ai tesh po vjen ma vonë edhe po i them njishti, njishtu.
Liçi: Kam fol edhe me zotnin në telefon thuj. Lekt ja jap zotnisë thuj.
Tregtari: Po, në qoft se ke gja, po i them, shko takoje.
Liçi: Po.
Tregtari: Edhe sqaroju me të. S’kam punë unë ma.
Liçi: Po, po, njishtu pa. Pa kam fol me zotnin thuje e në kjoft se ke ndaj gja, merru e sqarohu me të.
Tregtari: Mir, okej.

Më datë 10.12.2016 Muhamet Liçi komunikon me shtetasin Besmir Domnori, që ka një lokal, ku i kërkon një sasi lekësh, për të cilën dërgon për t’i marrë një person me emrin Denis. Në bisedë ka debat dhe Muhameti i thotë se aty te lokali nuk po të marr qira. Në bisedë, dokumentohet dhunë psikologjike dhe kanosja që ai u bën subjekteve të caktuara nga vetë shtetasi Muhamet Liçi. Nga biseda, sipas Prokurorisë, provohet dhe implikohet në
veprimtari kriminale edhe Besmir Domnori, pasi shumë persona çojnë tek ai lekët dhe Besmiri i mban dhe ia jep Muhametit, apo Abedin Bajraktarit. Ai gjithashtu gjen lokale dhe biznese të tjera me qëllim kryerjen e pagesës.

Mes tyre zhvillohet biseda:
Muhamet Liçi: He, ça je tuj ba Bes?
Domnori: Në punë.
Liçi: Po ta nisi Gerin atu, se jam te pokeri. Më duhet nji 10 mijë leksh. Po ta nisi Gerin deri aty.
Domnori: Ku me i marr mor burr. Nuk kam as nji 100 leksh n’xhep!?
Liçi: O k…, sa lek të kam borxh unë ty?
Domnori: Robt e shpis, ke shku 250.
Liçi: Qe, edhe 10, 260.
Domnori: Ku me i marr mor ja q… robt e shpis!
Liçi: Ti vedit je tuj ja ba mor. Unë nuk, tesh po ti jap as 250-tshin që të kam.
Domnori: Po mirë morë, falimners, ca me të than unë.
Liçi: Falimners, po mos më kthe mrapsht mu! Edhe aty ke Rrugë e Gjanë, ty nuk të marr qira b… q… Apo ke qef me të marr qera. Ti a nuk ke besim a? Kur ke ardhë vet, ke ardhë
tuij qa mor shkë… m….
Domnori: Mirë, edhe 10 jam tuj ti dhanë e nuk të jap ma.

Në datë 10.12.2016, ora 20:02, Muhamet Liçi komunikon në telefon me shtetasin Abedin Bajraktari dhe e pyet se ku kanë për të marrë lekë. Abedini në fillim i përgjigjet se “ku di gjë” e më pas i shpjegon se kanë për t’i marrë lekë një pastiçerie e një klubi.

Midis tyre zhvillohet kjo bisedë:
Bajraktari: Hë.
Liçi: Ku kena me marrë lekt, këtu te kta dy tesh, ku kena me marr?
Bajraktari: Ku?
Liçi: Të dyqanet mor i q… robt, pse më ban me fol në telefon tesh?
Bajraktari: Po ku mor zotni, ku, ça di unë? Njaty te pastiçerija, ça asht ajo?
Liçi: Te pastiçerija, tjetër?
Bajraktari: Edhe te ai klubi. Pse a don me shku e me i marrë?
Liçi: Tjetër?
Bajraktari: Askund tjetër.
Liçi: Lekt që na ka pas ma përpara po them?
Bajraktari: Po pra, njata.
Liçi: Sa ka klubi, 20 a?
Bajraktari: Po m’duket.
Liçi: 20 klubi e 20 kjo?
Bajraktari: Po.
Liçi: Dy herë ka 10, ka 2 muaj e?
Bajraktari: Po.
Liçi: N’rregull, hajt.
Bajraktari: Don me shku me ja marr a?
Liçi: Po, pse?
Bajraktari: Po them mor, kot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here