Home ShowBiz Perfasqsuesi i LGBT kritikon fituesen e Festivalit te Kenges, Eneda Tarifen

Perfasqsuesi i LGBT kritikon fituesen e Festivalit te Kenges, Eneda Tarifen

1414
0

kristi-pinderiFitorja e Eneda Tarifës në Festivalin e 54-ët të Këngës në RTSH, është pasuar nga komentet e para. Një prej personazheve që ka kritikuar këngëtaren, jo për cilësinë e këngës fituese, por për qëndrimin e saj ndaj komunitetit gei është dhe aktivisti i organizatës “Pro LGBT”, Kristi Pinderi.

“Eneda Tarifa, e cila një vit më parë ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual te këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë. “Përrallë” titullohet kënga baladë që fitoi edicionin e 54-të të Festivalit të Këngës në RTSH, e votuar nga një juri mikse vendase. Dy pretendente kryesore, Flaka Krelani dhe Besa Krasniqi nuk mundën të arrinin as në vendin e dytë (Krelani fitoi çmimin e tretë). Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo. Një vit më parë, kur u fitua nga Conchitta, Eneda shkroi e revoltuar: “Ky na qënka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?” Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale”,” tha Pinderi në qëndrimin e tij publik.

Eneda Tarifa do të përfaqësojë vendin tonë në Eurosong 2016, që do të mbahet në Suedi ditën e dielë, me këngën “Përrallë”. Fituesja e këtij festivali në vitin 2014, Conchita Wurst, tërhoqi vëmendjen për shkak të seksualitetit të saj dhe u komentua gjatë nga shumë njerëz duke hapur në atë kohë një debat midis Kristi Pinderit dhe Eneda Tarifës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here