Home Aktualitet Pengmarrja e nje femije 7-vjecar alarmon policine, alarmi i rreme

Pengmarrja e nje femije 7-vjecar alarmon policine, alarmi i rreme

560
0

Nje loje femijesh eshte kthyer ne lajm te dites se enjte. Mjaftoi nje telefonate ne sallen operative per rrembimin e nje 7 vjecari dhe policia e Tiranes me rreth 500 forca kane kryer nje operacion vertet spektakolar. Por gjithcka ne fund rezultoi nje loje nga e cila moren fryme lirisht te gjithe. F.GJ nje vogelush nga fshati Prush ishte duke luajtur me disa femije te tjere dhe eshte fshehur per rreth nje ore. Megjithate te afermit dhe me saktesisht Rruzhdi Kusi tregon se lajmi per rrembimin e djalit i ka alaramuar pa mase por fatmiresisht nuk ishte i vertete.
Nderkohe qe menjehere djali dhe bashkemoshataret e tij dhe prinderit eshte marre ne interviste ne polici ku ka treguar te gjithe ngjarjen. Sipas djalit me iniciale F.GJ ai kishte shkuar tek shtepia e bashkemoshatareve te tij per te marre embesira dhe me pas eshte vonuar duke luajtur me ta. Nderkohe qe edhe i afermi Kusi eshte shoqeruar ne polici per te dhene versionin e tij por tashme policia ka dale me versionin zyrtar se ky femije nuk eshte eshte marre peng dhe ndaj tij nuk eshte kryer asnje veper penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here