Home Bota PE miraton rezolutën, Rumania dhe Bullgaria në Shengen

PE miraton rezolutën, Rumania dhe Bullgaria në Shengen

706
0

Rumania dhe Bullgaria tashmë kanë më shumë shpresa ti bashkohen zonës Shengen në Bashkimin Europian. Parlamenti Europian ka ratifikuar rezolutën që i bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të lejonë këto dy vende të jepë e zonës me kufij të lirë, duke lënë mënjanë populizmin për këto dy vende.
Pas vendimit të Hollandës dhe Finlandës të 22 shtatorit për të bllokuar këtë proces, Parlamenti më një shumicë të konsiderueshme votash ka ripërsëritur mbështetjen ndaj këtyre dy vendeve, duke i bërë thirrje Këshillit të Evropës për të marrë të gjitha masat që të bëjë të mundur bashkimin e këtyre të vendeve në Shngen.
Deputetët europian kanë deklarur se Rumania dhe Bullgari kanë përmbushur të gjitha kriteret për tiu bashkuar këtij grupi. Sipas tyre këto dy vendeve kanë implemntuar të gjitha rregullat e Shengenit, të cilat janë i vetmi parakusht për të qënë pjesë e zonës me kufij të lirë. Parlamenti Europian i bëri thirrje shteteve anëtare që të vlerësojnë mbi kriteret bazë të Shengenit dhe jo të kërkojnë përmbushjne kritereve shtesë, duke rrëzuar amendamentin i cili kërkonte vendosjen e disa kritetrev të tjera që lidheshin me krimin e organizuar apo korrupsionin.
PE thekson “mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin e treguar nga Bullgaria dhe Rumania, si partnerë të besueshëm” në Evropën Juglindore, së bashku me kontributin e tyre të vazhdueshme për sigurinë e kufijve në këtë pjesë të BE-së.
“Bullgaria dhe Rumania meritojnë të jenë në zonën Shengen. Vendet kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Kufijtë e tyre janë të sigurta. Unë i bëj thirrje të gjitha shteteve anëtare për të marrë vendimin për zgjerimin e zonës së Shengenit për Bullgarinë dhe Rumaninë vetëm në bazë procedurave dhe kritereve të Shengen. Bullgaria dhe Rumania duhet të mbështeten në solidaritetin dhe drejtësinë e partnerëve të tyre në BE “, tha pas miratimittë rezolutës Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here