Home Kosova PDK i ofron kryeministrin Albin Kurtit

PDK i ofron kryeministrin Albin Kurtit

677
0

albin-kurtiPartia Demokratike e Kosovës ia ka ofruar kundërshtarit më radikal politik, Vetëvendosjes, postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri.
Këtë e ka pohuar për mediat kosovare Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje.

“Këto kanë qenë ato që kanë ardhur në atë letër që unë personalisht nuk i kam parë por i kanë parë njerëzit e Vetëvendosjes sepse ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të takohemi me ta. Nuk i kemi marrë seriozisht dhe nuk i marrim per shkak të veprimeve të tyre joserioze që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës”, ka thënë Dardan Molliqaj

Ditë më parë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një takim me koalicionin e opozitës LDK-NISMA-AAK deklaroi se partia e tij nuk do të bënte pjesë në qeverinë që Hashim Thaçi do të formonte.

Ndërsa 3 partitë e tjera opozitare kanë deklaruar haptazi qëndrimin e tyre, mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë Albin Kurti pas kësaj oferte që i është bërë nga Thaçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here