Home Politike Paulin Sterkaj largohet nga PD dhe i bashkohet opozites

Paulin Sterkaj largohet nga PD dhe i bashkohet opozites

951
0

Partia Demokratike humbet një deputet. Paulin Sterkaj ka deklaruar sot publikisht largimin nga grupi parlamentar i demokratëve për tu rikthyer tek Partia Socialiste nga e cila ishte larguar para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009.

Në një deklaratë shpërndarë për mediat, deputeti Stërkaj sqaron arsyet e largimit të tij, duke përmendur si pikë thelbësore keqqeverisjen e kësaj mazhorance dhe faktet e sjella nga opozita në lidhje me korrpusionin që implikon qeverinë.

“Durimi im ka mbaruar. Pas 28 qershorit, unë kam njohur një botë ku jam ndjerë përdit e më i huaj. U bë kohë që po dëgjoj opozitën rë nxjerrë fakte të rënda për ministra të korruptuar e për vjedhje në sasira që e lënë popullin gojehapur. Qeveria nuk po di ctë thotë e po shmanget duke sulmuar opozitën. Me besnikeri të plotë ndaj malësorëve të mi unë qysh sot jam në opozitë me këtë qeveri që sot është e keqja e Malësisë dhe e gjithë Shqipërisë. ” shprehet Sterkaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here