HYRJE Politike Patozi “tur në të gjithë Shqipërinë që tu shpjegojmë demokratëve atë që...

Patozi “tur në të gjithë Shqipërinë që tu shpjegojmë demokratëve atë që po ndodh”

0
24

Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi  ka zbuluar lëvizjen e re të tij dhe grupit që kundërshton mënyrën si po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin në parti. Në një intervistë për ReportTv Patozi thotë se shumë shpejt do të ketë një tur takimesh me anëtarësinë në të gjithë vendin për të shpjeguar atë që po ndodh në me partinë.

“Do të nisim një tur në të gjithë Shqipërinë që tu shpjegojmë demokratëve atë që po ndodh. Do të jenë figura të larta të PD-së që do të mbështesin këtë tur. Do të ketë zhvillime të reja që do të ndalin grabitjen e partisë. Do të ketë kërkesa institucionale për të ndalur atë që po ndodh” – tha Patozi.

Ai shtoi se minimumi që duhet të kishte bërë Basha është dorëheqja nga posti i kryetarit për të hapur rrugën e një gare të barabartë.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here