HYRJE Bukuria Patatja tashmë edhe si preparat kozmetik, këshilla

Patatja tashmë edhe si preparat kozmetik, këshilla

0
240

PATATE_BIANCHE1Patatja është një nga përbërësit bazë që duhet të gjenden në çdo shtëpi. Përderisa përgatitni ndonjë ushqim prej patates, ndani një sasi të saj për ta shfrytëzuar si efekt zbukurues.

Është e njohur se patatja lehtëson rrathët e errët poshtë syve, apo edhe për probleme tjera të lëkurës. Përbërës kryesor është i patates është niseshteja e cila ndihmon në shërimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës, por gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të kaliumit, vitaminë B6 dhe C e cila pastron lëkurën dhe vepron si antioksidant.

Ja disa nga recetat që mund ti përdorni me patatet si përbërës bazë:

1. Për zbutjen e shenjave në fytyrë dhe për një lëkurë të përsosur

Shtrydhni lëngun prej një patateje, duke e grirë në blender, dhe një lugë nga kjo masë përzieni me dy lugë lëng limoni dhe dy lugë argjile. Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe ëlreni që të veprojë për 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

2. Për zbardhjen e lëkurës

Përzieni një lugë gjelle me pure patatesh dhe një lugë gjelle me lëng limoni. Aplikoni në fytyrë dhe shpëlajni pas 10-15 minutash.

3. Për të hequr njollat e errëta në lëkurë

Tek njollat në fytyrë aplikoni patatet të përgatitura në formë pureje, mbajeni për 10 minuta e më pas shpëlajeni. Praktikoni këtë maskë rreth një muaji dhe do vëreni rezultate mahnitëse.

4. Maskë kundër rrudhave

Një lugë pure patatesh përzieni me një lugë kos. Përzieni masën mirë dhe lëreni që të qëndrojë për rreth 30 minuta. Më pas aplikojeni në lëkurë. Vitamina B6 që përmban patatja ka efekt kundër plakjes së lëkurës.

5. Kundër rrathëve të errët poshtë syve

Përzieni një lugë gjelle me pure patatesh dhe mjaltë. Mbajeni këtë maskë në zonën poshtë syve ku janë të paraqitur rrathët e nxirë, për afro 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni. Kjo lloj maske gjithashtu zbut apo qetëson sytë e irrituar.

6. Si tonifikues natyror

Përzieni një lugë gjelle me lëng patatesh dhe trangulli. Zhyteni një pecetë në këtë koktel të fituar dhe masazhoni tërë fytyrën.

7. Për flokë të buta dhe me shkëlqim

Lëvoren e një patateje zieni për 10 minuta në ujë dhe më pas shpëlajini flokët me të. Ky ujë ndihmon edhe për të parandaluar paraqitjen e hershme të flokëve të thinjur.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here