Home Aktualitet Pasaportat biometrike: emigrantet mund te aplikojne ne Greqi dhe Itali

Pasaportat biometrike: emigrantet mund te aplikojne ne Greqi dhe Itali

700
2

Komisioni i Ligjeve miratoi marrëveshjen shtesë koncensionare me kompaninë Sagem, duke berë të mundur që emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe Greqi të aplikojnë atje për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

Sipas marrëveshjes, qendrat e aplikimit do të hapen në zyrat konsullore shqiptare në Athinë, Selanik, Romë dhe Milano. Por Partia Socialiste, megjithese e pershendeti kete inisiative te qeverise, abstenoi ne votimin e marreveshjes qe lehteson emigrantet ne pajisjen me dokumentat e reja te identitetit.

Sipas opozites, shkak kryesor eshte cmimi i pasaportes. Nese aplikon ne Shqiperi kuponi kushton 6 mije leke, ndersa aplikimi ne Itali dhe Greqi do te kushtoje rreth 90 euro, nje cmim, qe sipas nenkryetarit socialist te Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj, eshte i larte. Ai tha se, nese qeveria do te rishikoje cmimin, Partia Socialiste do te votoje pro marrveshjes ne Parlament, cka do ta bente kete edhe votimin e pare te nje projektligji nga Partia Socialiste, qe kur ajo kushtezoi pjesemarrjen e saj ne votim me hetimin e zgjedhjeve.

Por kryetari demokrat i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, e cilesoi kete nje demagogji boshe. Sipas tij ne kohen e qeverisjes se Partise Socialiste nje aplikim per pasaporten e vjeter per emigrantet shqiptare kushtonte 180 euro, ndersa tani, sic tha zoti Rusmali, qeveria ka ulur me shume se dy here koston e marrjes se nje pasaporte biometrike per emigrantet, nese ata do te aplikojne ne Greqi dhe ne Itali.

2 COMMENTS

  1. Mareveshja per aplikimin e pasaportave ne vendet ku jetojne emigrantet eshte per t’u pershendetur,por si gjithmone opozitaret tane te dashur bejne oponence duke i qare hallin gjoja emigranteve per 90 Eurot,pa llogaritu qe po te vijne ne Shqiperi do te harxhojne 10 here me shume, sepse pervec biletes vajtje-ardhje do te duhen te dergjen dyerve te gjendjeve civile dhe komisariateve te policise per ta terhequr.Qeveria demokratike qe ka mazhorancen,per mendimin tim,nuk duhet te prese t’i vije qejfi socialisteve.Ju faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here