Home Aktualitet Pas Manjanit edhe Ardit Çela refuzon mandatin e deputetit në LSI

Pas Manjanit edhe Ardit Çela refuzon mandatin e deputetit në LSI

828
0

Pasi Meta u bë president, mandati i tij I kalon Manjanit, por ky i fundit e ka refuzuar atë, duke ia lënë vendin Ardit Çelës. Por refuzimi për të marrë mandatin vjen edhe nga ai që renditet një vend më poshtë në listë, Ardit Çela.

Çela është aktualisht anëatar i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në lidhje me vendimin për të mos marrë mandatin e Metës, është shprehur për “Panorama” se ai tashmë e ka një mandat përfaqësimi nga qytetarët, që është këshilltar në Bashki.

Do të vazhdoj të shërbej me devotshmëri dhe përgjegjshmëri si Këshilltar i LSI në Bashkinë e Tiranës. Me qytetarët e Tiranës kemi një kontratë përfaqësimi dhe do t’i qëndroj besnik. Tashmë e kam një mandat përfaqësimi nga qytetarët, dhe ai është mandati i Këshilltarit të Bashkisë”, – u shpreh ai.

Pas Çelës, sipas listës së vitit 2013, renditet Endrit Braimllari, i cili gjithashtu është keshilltar ne Bashkine e Tiranes. Nëse Braimllari merr mandatin e deputetit, ai duhet të lërë këshillin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here