Home Sport Partizani fiton derbin me Tiranen 2 – 0

Partizani fiton derbin me Tiranen 2 – 0

524
0

Partizani-Tirana

Mbyllet me rezultatin 2-0 derbi Partizani-Tirana. Të kuqtë kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e parë të ndeshjes. Nexhipi nga krahu i djathtë i sulmit për “demat” kroson në zonë. Aty ndodhet Raçiç i cili “ngacmon” Frashërin, por nuk prek topin. Megjithatë sfera përfundon në rrjetë. Në sekondat në vijim janë bardheblutë që bëhen më kërkues. Në minutën e 11-të është Ndikumana në dyluftim me Fejzullahun, por kapiteni i Burundit ndërhyn keq në dëm të kosovarit dhe 11-metërsh për të kuqtë. Një minutë më pas është Mentor Mazrekaj që merr përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe shënon golin e dytë. Ky 11-metërsh u kontestua nga lojtarët bardheblu, megjithatë gjykimi nuk ndryshoi mendim.Tirana pothuajse e humbet toruan, ndërsa të kuqtë jo pak herë fusin në kuadrat futbollistët bardheblu. Situatë kaotike për disa minuta për ekipin e Maganit, ndërsa lojtarët e Duros marrin lehtë krahun dhe gjejnë zonën. Mirëpo, duke parë që nuk kanë çfarë të humbin tjetër, të besuarit e Maganit hidhen në sulm. Bakaj, Taku e Ndikumana “kërcënojnë” portën e “demave”, por Alban Hoxha qëndron në lartësinë e duhur. Edhe në minutat e mbetura të fraksionit të parë të lojës rezultati mbetet i njëjtë, 2-0 për të kuqtë. Por, bardheblutë krijojnë më shumë volum loje dhe pothuajse e mbyllin Partizanin para portës së tij. Ndërkaq, Bushiç humbet disa raste përpara portës.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Tirana krijon volum loje, por është një skuadër pa ide. Nga ana tjetër, Partizani mbyllet në mbrojtje dhe bën lojë cinike. Ndërsa të kuqtë nuk harrojnë të kundërsulmojnë. Megjithatë, mbrojtjet respektive në 30 minutat e para të pjesës së dytë qëndrojnë të pamposhtura. Edhe zëvendësimet nuk qëndrojnë efikase, sidomos për Tiranën, përsa i përket Partizanit, mbrojtja është arma më e fortë e tyre. Trajneri Duro tregohet i qartë me zëvendësimet, ndërsa Magani nuk gjen dritë jeshile, edhe pse hedh lojtarë që mendon se do të ndryshojnë diçka në ofensivë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0.

I jashtëzakonshëm ishte interesimi për këtë takim. Shifra që kalojnë 13 mijë të pranishëm në “Qemal Stafa”. Përsa i përket atmosferës, tifozët e të dyja skuadrave e kanë “ndezur” stadiumin. E veçanta në këtë derbi ishte hyrja jo vetëm me bileta, por edhe me kartë identitetit. Çka do të thotë se masat e sigurisë që ishin marrë për këtë takim ishin nga më të lartat e marra më parë për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e një takimi kampionati. Përveç tifozëve të shumtë, në stadium janë parë edhe disa ministra të qeverisë dhe deputetë të parlamentit.Partizani-Tirana

Partizani –Tirana 2-0
Goli: Nexhipi 1′, Mazrekaj 12′ (p)
Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Cuculi, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Racic. Trajner: Shpëtim Duro
Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani
ARBITËR KRYESOR: Kridens Meta
ANËSORË: Ermal Barushi, Ridigert Cokaj
PAS PORTAVE: Ermijon Sino (?) Ardion Beqiri (?)
DELEGAT: Besnik Çela
VËZHGUES: Sokol Jareci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here