Home Aktualitet Papa pritet ne Presidence: “Toleranca fetare, nje inspirim per gjithe boten”

Papa pritet ne Presidence: “Toleranca fetare, nje inspirim per gjithe boten”

680
0

“Toleranca dhe harmonia fetare në Shqipëri është një shembull që duhet ndjekur dhe që duhet të inspirohemi.” Ky ishte mesazhi që Papa Françeksu i çoi botës nga Tirana e Shqipërisë së vogël. Nga Presidenca, ku u prit në një ceremoni të posaçme nga kreu i shtetit Bujar Nishani, Ati i Shenjtë, u shpreh se ishte mjaft i lumtur që kishte ardhur në atë që ai e quajti “tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës.”

“Jam shumë i lumtur të jem këtu me ju në tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës. Kjo e ka lejuar shoqërinë shqiptare të ndërmarrë një rrugëtim të rindërtimit, që të ndërmarrë iniciativa të reja dhe të ketë bashkëpunim me vendet e afërta, me Evropën dhe botën mbarë. “ tha Ati i Shenjtë

papa-nishani
Teksa përsëriti mesazhin e tij mbarëbotëror për paqe, dashuri e mirësi, Ati i Shenjtë, tha se Shqipëria ka një vlerë të veçantë, e ruajtur ndër vite dhe ajo është bashkëjetesa fetare.

papa-nishani2

Në këtë kuadër, Papa Françeskut u shpreh se vendi ynë është një shembull që duhet ndjekur, i një bashkëjetese fetare të mundshme, dhe që mund të praktikohet. Ati i Shenjtë shprehu lutjet e tij që kjo vlerë e vendit tonë, të cilën ai e cilësoi një dhuratë të Zotit, të ruhet, të tregohet çdo ditë dhe se

“Respekti i të drejtave të njeriut, është një fjalë thelbësore, respekti për të drejtat e njeriut, mes të cilave edhe ajo e besimit, është një fakt thelbësor që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe njerëzor të çdo vendi. Kur të drejtat e njeriut respektohen e garantohen ka të bëjë me të mirat e një vendi dhe Shqipëria ka një veçori të veçantë dhe e ka ruajtur dhe ka të bëjë me bashkëjetesën e feve të ndryshme. Klima e respektit, është një e mirë thelbësore dhe shumë e rëndësishme për të mirën e vendit, dhe kjo është një dukuri speciale, në kohën kur besimi po instrumentalizohet për të krijuar konflikte, dhe kjo ka shërbyer si faktor dhune, është ajo që po harrohet se çdo të thotë të besosh tek Zoti. Dhe kushdo që kërkon të përdorë besimin e Zotit për interesa të tij, është i paligjshëm. Gjithkush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që i shkakton tjetrit. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri, me bashkëjetesën e besimeve të ndryshme është një rast i veçantë që tregon se kjo bashkëjetesë është e mundur dhe mund të praktikohet. Kjo është një e mirë e paçmueshme për popullin dhe vendit. Është një vlerë që duhet ruajtur dhe duhet treguar çdo ditë. Është një dhuratë, që i duhet kërkuar Zotit në lutjet tona, qoftë e mundur që Shqipëra të vazhdojë gjithmonë në këtë rrugë, dhe është një shembull që duhet të inspirohemi” tha në fjalën e tij Papa Françesku.

papa-nishani1

“E shenjta Nënë Tereza meriton mirënjohje në lutjen tonë, dhe sigurisht që gëzohen në qiell duke parë njerëzit e mirë”
Papa Françesku, u ndal edhe Nënë Tereza, ku u shpreh se lutjet e popullit shqiptar në këtë ditë janë edhe për të, ndërsa nënvizoi se ajo, nga bota tjetër, është e lumtur që po sheh vendin tonë në këtë moment.

Duke marrë shmebullin e mirësisë së Nënë Terezës, Ati i Shenjtë dërgoi një mesazh për të gjithë ku u shpreh se zhvillimi ekonomik duhet të jetë për të gjithë njerëzit. Një tjetër mesazh i përcjellë ishte edhe ai i ruajtjes së vlerave humane, ku siç theksoi Ati i Shenjtë, familja është e para.

“E shenjta Nënë Tereza dhe motrat e saj, atyre u shkon mirënjohja më e madhe në lutjen tonë, dhe sigurisht që gëzohen në qiell duke parë njerëzit e mirë, që çojnë përpara kishën në Shqipëri. Tashmë prezantohen sfidat e reja të globalizimit ekonomik. Duhen bërë sforco që i gjithë ky zhvillm të gjithëve dhe jo një pjese të popullsisë. Zhvillimi nuk do të jetë i drejtë, nëse nuk i shërben të gjithë njerëzve. Rritja ekonomike duhet ti falet krijuesit. Duhen ruajtur vlerat, dhe e para është familja. Shqipëria mund t’i ruajë këto vlera që do t’i shërbejnë për të ardhmen.” tha Papa Françesku

papa-nishani3

“Pas dimrit të madh të vetmisë së madhe, më në fund erdhi pranvera për ju”
Ati i Shenjtë, nënvizoi se tashmë për vendin tonë pas viteve të diktaturës, ka ardhur një erë e re ndryshimesh e pluralizmi politik, duke shtuar se kjo i ka dhënë jetë edhe zhvillimit ekonomik.

“I dashur president pas dimrit të madh të vetmisë së madhe, më në fund erdhi pranvera, përmes zgjedhjeve të lira e pluralizimt politik, dhe kjo i ka dhënë jetë zhvilimit ekonomik. Shumë morën rrugën e emigracionit, ndërsa shumë të tjerë kanë rizbuluar arsyet e qëmndrimit të tyre në atdhe. Dhe të gjitha këto kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve. Kisha katolike ka mundur të ekzistojë normalisht. Janë rindërtuar vendet e kultit dhe kjo është kisha e ‘Zojës së Mirë’ në Shkodër.” tha ai

“Shpresojmë që Zoti e Perëndia të japë për popullin shqiptar bekimin e tij”
Në fund të fjalës, Ati i Shenjtë, përsëriti mesazhin dhe bekimin e dhënë nga Papa Gjon Pali II në vizitën e tin në 1992 në vendin tonë, ndërsa falenderoi popullin shqiptar për pritjen e ngrohtë.

“Ju falenderoj përzemërsiht për këtë pritje të ndrohtë. Dua ta mbyll me një shprehje të Papa Gjon Palit II në vitin 1992: Kërkojmë për Shqipërinë, mbrojtjen e Marias dhe Shpirtit të Shenjtë dhe shpresojmë që Zoti e Perëndia të japë për popullin shqiptar bekimin e tij.” përfundoi Ati i Shenjtë

Nishani: Mik i shenjtë për ne, Shqipëria ju hapi derën dhe zemrën
Në një fjalim të posacëm pas takimit me Papa Franceskun, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani vlerësoi pa masë vizitën e Atit të Shenjtë në vendin tonë.

Presidenti Nishani, tha se ndër vite Shqipëria dhe populli shqiptar kanë qenë pranë Vatikanit, referuar martirëve të vrarë nga regjimi komunist si dhe heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kreu i shtetit, teksa i cilësoi ligjëratat e Atit të Shenjtë një doktrinë e mirëfilltë për paqen, theksoi se Shqipëria sheh tek Papa Françeskunjë mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën. Referuar kësaj, Nishani theksoi se tashmë Shqipëria është dy herë shtëpia e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut.

“Është privilegj. Kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët njëzëri u thonë, mirëserdhët në Shqipëri. Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuja në Evropë. Tek çdo bashkëkombës unë identifikoj veç mirënjohje për Ju. Si të tillë kemi mbërritur tek pavarësia jonë, deri sot në vitin e 102 të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik. Ne përjetuam për gati 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa objekte kulti. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit, ishin rroftë Shqipëria, rroftë Papa! Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetëra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë së bashku, si bij të të njëjtit Zot. Myslimanë e të krishterë u ngritën nga hiri në kërkim të lirisë. Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, simboli i lirisë kundër robërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte aleati i zgjedhur i Vatikanit. Pohoj me bindje se ligjëratat Tuaja janë një doktrinë e mirëfilltë për paqen në botë. Janë një reflektim i madh shpirtëror. Shqipëria sheh tek ju një mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën sipas zakonit të shqiptarëve. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”, u shpreh Nishani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here