Home Shkence Pakistan, pamjet satelitore te ishullit pas termetit

Pakistan, pamjet satelitore te ishullit pas termetit

735
0

Kanë dalë pamjet e para satelitore të ishullit të ri që u formua nga tërmeti 7.8 ballë që ra në Pakistan ku humbën jetën 327 persona. Ishulli i quajtur Zalzala Koh ka formë të rrumbullakët dhe disa të çara në qendër të tij. Sipërfaqja e ishullit është e mbuluar nga një përzierje ndërmjet baltës, rërës dhe shkëmbinjve. Thellësia e ujit rreth ishullit arrin nga 15 deri në 20 metra. Një fakt tjetër interesant është edhe prezenca e disa peshqve të ngrdhur mbi sipërfaqen ishullore. Peshqit kanë qenë në zonën ku ndodhet ishulli dhe kanë ngordhur si pasojë e gazrave toksikë. Një gjeolog amerikan që studion tërmetet në Pakistan dhe Iran, tha se ishulli është një grumbull i madh balte që është ngjitur në sipërfaqe nga thellësia e detit. Ai gjithashtu sqaroi se kur kjo shtresë është nën ndikimin e tërmeteve, gazrat dhe lëngjet dalin në sipërfaqe, duke tërhequr gjithashtu pas vetes shkëmbinjtë dhe baltën. Kurse sipas NASA, jeta e këtij ishulli të ri mund të jetë e shkurtër, sepse rripi nëntokësor i gazit do të ftohet, kompresohet dhe do të zhduket me kalimin e kohës, çka do të thotë që shkëmbinjtë dhe balta që kanë formuar ishullin do të bjerë përsëri poshtë në fund të detit. Ishulli i krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të banorëve lokalë, por edhe të turistëve, të cilët nuk kanë nguruar të shkojnë për ta parë

ishulli-pakistan3

ishulli-pakistan2

ishulli-pakistan
ishulli-pakistan4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here