Home Kosova Pacolli dhe sheiku i Abu Dhabit blejnë prona në Serbi

Pacolli dhe sheiku i Abu Dhabit blejnë prona në Serbi

674
0

pacolli-sheikuZëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli ka blerë mbi 10 mijë hektarë tokë në Vojvodinë, shkruajnë mediat serbe – të cilave iu referohet Telegraci.com – sipas të cilave biznesmeni më i pasur shqiptar qëndron prapa investimit të kompanisë “Al Dahra” të sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ku thuhet se pjesa më e madhe e parave i takon Pacollit.

“Sheik Bin Zajed dhe Pacolli janë miq të vjetër dhe biznesmenë të suksesshëm dhe deri më tani kanë investuar bashkë në shumë vende. Tokat serbe dhe ndërmarrjet bujqësore në Vojvodinë po blihen me para shqiptare, që vijnë nga fondet investive në të cilat kanë pjesën e tyre të dy (Pacolli dhe sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan), kanë shkruar mediat serbe, duke u bazuar në burime anonime.

Sipas njoftimeve, IPIC është një nga fondacionet më të mëdha investuese, ku sheiku dhe sipërmarrësi shqiptar bashkëpunojnë.

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, që është trashëgimtar i fronit të Abu Dhabit, është mik i ngushtë i zëvendëskryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa para pak kohësh ka vizituar këtë shtet pikërisht për të biseduar rreth investimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here