Home Sport Özil firmos kontraten me Realin e Madridit

Özil firmos kontraten me Realin e Madridit

875
1

Pas lojtarit të Shtutgartit Sami Khedira, Mesut Özil bëhet pjesëtari i dytë i kombëtares gjermane që blihet këtë sezon nga Reali i Madridit. Si rrjedhorë ai nuk është në dispozicion të Verder Bremenit në ndeshjen e sotme kualifikuese për Champions League-ën kundër Sampdoriës.

Menaxheri i Verderit, Klaus Allofs, shpjegon arsyet e transferimit:”Dy gjëra: Nga njëra anë natyrisht fakti që në përpjekjet tona për të zgjatur kontratën me Mesutin nuk ecëm siç duhet, dhe nga ana tjetër ishte afrimi tek një shumë që përfytyronim. Të dyja të marra bashkë bënë që të merrnim këtë vendim, për të cilin nga ana sportive na vjen keq, por një klub si Verderi nuk lejohet kurrë të mos mbajë parasysh anën ekonomike. Dhe, pra, në këto rrethana na u desh të vepronim në këtë mënyrë.”

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here