Home Shendetesi Orgazma e femrave, zbulohet formula e eksitimit

Orgazma e femrave, zbulohet formula e eksitimit

1471
0

Orgazma e femrave ka qenë prej shekujsh një mister. Për më shumë se një shekull studiuesit janë përqëndruar në studimin e vaginës dhe klitorit. Disa thonë se një grua mund të kulmojë kënaqësinë e saj vetëm me stimulim vaginal.

Shumë thonë se duhet përfshirë klitori. Megjithatë, një studim i ri kërkon të zgjerojë të kuptuarit e këtyre pikëpyetjeve.

Ç’është më e rëndësishmja, studimi shqyrton si ndryshon harta erotike e trupit të një gruaje me kalimin e kohës. Dr. Adam Safron i ‘Northwestern University’ ka hartuar stimulime ritmike se si ndryshon aktiviteti i trurit.

Me pak fjalë, stimulimi seksual fokusohet te neuronet kur një femër është në ekstazë, duke bllokuar çdo gjë tjetër dhe duke u përqëndruar intensivisht te ndjesitë. Studiuesit zbuluan se në atë moment humbet vetëdija e zhurmave të tjera, ndjenjat dhe aromat.

Neuronet fillojnë të sinkronizojnë aktivitetin e tyre dhe ky proces quhet ‘zbavitje nervore’. Në një rishikim të gjerë të studimeve të seksit, studiuesit në ‘Concordia’ dolën në përfundimin se orgazma femërore nuk është aq e pakuptueshme.

Me prekjet e duhura dhe ritmin, një grua mund të përjetojë orgazëm nga klitori, nga pika G, qafa e mitrës dhe madje edhe nga zonat jo-gjenitale si buzët, gjinjtë, veshët, qafa, gishtat e këmbëve,shkruan Shije. Kjo është diçka e veçantë për çdo grua, pais është shumë individuale. Por partnerët nuk duhet të vetëkënaqen pasi e kanë gjetur “formulën”.

Studiuesit paralajmërojnë se ndërsa harta erotike e trupit të një njeriu nuk ndryshon, një grua ka ‘zona të veçanta’ që evulojnë vazhdimisht. “Ndryshe nga burrat, gratë mund të kenë një shumëllojshmëri të përvojave, të cilat evoluojnë gjatë gjithë jetës,” – tha autori Jim Pfaus, profesor i psikologjisë. Partnerë të ndryshëm, tinguj dhe përvojat, gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here