Home Politike Opozita kundër ofertës së Berishës, nuk voton gjykatën administrative

Opozita kundër ofertës së Berishës, nuk voton gjykatën administrative

545
0

Socialistët mbeten të vendosur të mos votojnë ligjin për gjykatën administrative me argumentin se ajo mund të vihet në kontrollin e pushtetit. Këtë qëndrim shpalosi kreu i deputetëve të majtë, Gramoz Ruçi, gjatë replikave që shkëmbeu me kryeministrin Sali Berisha në sallën e parlamentit.

“Urdhëroni të votojmë gjykatën administrative. Mos mendoni ju se do mund të penalizoni një vend të tërë për interesat personale të një njeriu i cili ja u bën statutin sic do vetë” tha Berisha.

“Ne bëmë të njëjtën gjë. Atë mosbesim që kishte Amerika për ty për Shërbimin Informativ Kombëtar këtë mosbesim kemi edhe ne për gjykatën administrative ndaj teje. Po, nuk duam tua japim se nuk kemi besim” tha Ruçi.

“Nuk e votuat atë se e gjetët më të lëhtë të ktheheni në origjinë se sa të shikoni përpara” tha Ruçi.

Partia Socialiste zgjodhi vetëpërjashtimin pasi duke bojkotuar votimet në parlament nuk mbështeti liberalizimin e vizave, tha kreu i qeverisë.

“Kohërat janë të hidtorisë. Janë të qytetarëve shqiptarë dhe jo të një kupole mafiozësh të cilët me një mekanizëm të 20% kanë vendosur një sac të tmerrshëm mbi forcën kryesore opozitare, PS. Edhe Kastroja do ju kishte lakmi me qëndrimet tuaja që mbajtët. Si ka mundësi që pas 20 vitesh atë ideal europian ta shkelmoni për hir të një njeriu që lëviz i lirë në mbarë botën me pasaportë diplomatike që ia ka dhënë qeveria” tha Berisha.

“Opozita vërtet ka një vit që nuk merr pjesë në votim, por ti duhet të kujtosh mirë dhe të mos mohosh se opozita shqiptare ka votuar vetëm një herë në këtë sallë dhe ajo është rezoluta për liberalizimin e vizave” tha Ruçi.

Shumë shpejt lepuri do të të nxjerrë nga poitika, i tha kryeministri kreut të deputetëve socialistë.

“Ju në vend që të dëgjoni interesat ju kap mendjen lepurushi o zotëri. Të garantoj se ai lepurush do të të nxjerrë ty nga parlamenti dhe PS shumë shpejt” tha Berisha.

“Përsa i përket asaj që shumë shpëjt lideri im do më nxjerrë mua nga politika, gabohesh. Pasi rregulla në PS nuk janë ato që janë në PD” tha Ruci.

“Nuk thashë që do të të nxjerrë kryetari yt, lepurushi të thashë” tha Berisha.

Kreu i maxhorancës përsëriti ftesën për bashkëpunim për reformën zgjedhore, por zoti Ruci kërkoi që më parë të zgjidhet kriza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here