Home ShowBiz Olivia Culpo Miss Universi, kosovarja shpallet Miss fotozhenia

Olivia Culpo Miss Universi, kosovarja shpallet Miss fotozhenia

650
0

oilivia-culpoNjëzetëvjeçarja amerikane, u shpall dje Miss Universi, në një spektakël të organizuar në Las Vegas.

Culpo, e cila vinte nga Craston, në shtetin e Rhode Island, mori kurorës e më të bukurës së botës në Las Vegas duke mposhtur 88 pretendente.

Ajo ia mori kurorën bukuroshes nga Angola, e cila ishte shpallur vjet Miss Universi.
Në vendin e dytë doli filipinsja, Janine Tugonon dhe e treta venezueliania, Irene Sofia Esser Quintero.

Miss Kosova, Diana Avdiu, nuk arriti të futej në 10-tëshe, (por arriti deri në 16-tëshe) por gjithsesi, fitoi Miss Fotozhenia dhe shumë mundësi me këtë cmim (kontrata me Trump Models, etj).

Ndërkohë, nuk pati fat të mirë Miss Universe Albania, Adrola Dushi, e cila fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here