HYRJE Sport Oktapodi Paul zgjedh fituese Spanjën

Oktapodi Paul zgjedh fituese Spanjën

0
133

Oktapodi Paul, i famshëm për të gjetur të gjitha rezultatet e ndeshjeve të Gjermanisë në Botërorin e Afrikës së Jugut (përfshirë dhe humbjen me Serbinë), ka zgjedhur të martën Spanjën si fituese të sfidës gjysmëfinale, çka do të thotë se ekipi i Vinsente Del Boskes do të luajë në finalen e Kupës së Botës. Sistemi i zgjedhjes është i thjeshtë. Paul duhet të zgjedhë ushqimin që ndodhet në dy kuti. Secila kuti transparente mban flamurin ekipit përkatës, në këtë rast të Gjermanisë dhe Spanjës. Oktapodi ka pranuar të hajë ushqim në të gjitha ndeshjet në kutin që ka pasur flamurin gjerman, por kësaj radhe Paul zgjodhi Spanjën.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here