Home Sociale Obeziteti i fëmijëve në Shqipëri arrin në nivelin 4 %

Obeziteti i fëmijëve në Shqipëri arrin në nivelin 4 %

1056
1

Në ditët e sotme foshnjat ushqehen me së shumti me qumësht artificial dhe jo qumësht gjiri dhe nënat janë të prirura ti ushqenjë ato me sasi të mëdha produkte ushqimore. Këto të dy tendenca, sipas mjekëve pediatër çojnë në obezitetin tek fëmijëve. Studimi më i fundit kombëtar i Institutit të Shëndetit Publik tregon se obeziteti i fëmijëve në Shqipëri arrin në nivelin 4 %.
Me kalimin e viteve fëmijët preferojnë të konsumojnë ushimet e gatshme dhe të thata, faktor që shton ndjeshëm peshën tek ata. Eduard Tushe, shefi i pediatrisë në maternitetin “Koço Gliozheni” thotë se duhet patur kujdes me mënyrën e të ushqyerit sepse rreziqet mund të çojnë në diabetë apo ifarkt në adoleshencë.
Në botë ka 1 milionë fëmijë me probleme me peshën, ndërkohë që në shkolla një në tre fëmijë, të moshës 6-11 vjeç, janë obezë.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here