Home ShowBiz Njerëzit e famshëm që lënë paratë në bixhoz

Njerëzit e famshëm që lënë paratë në bixhoz

739
0

Ndërmjet ceremonive të ndarjes së çmimeve, premierave të filmave dhe sesioneve fotografike disa prej personazheve të famshëm e kalojnë kohën në ambientet e kazinove. Thuajse asgjë s’e përfaqëson më mirë botën VIP sesa të hollivudianët kumarxhinj. Ata janë të pasur, të suksesshëm dhe magjepsës. Ka shumë më shumë sesa mendoni aktorë e këngëtarë të dhënë pas kumarit. Shumë prej aktorëve që përfshihen në filma me kumar fillojnë të zhvillojnë një interes në zakonin që më shumë të ha para se të jep. Njerëz të tjerë të famshëm luajnë në turne pokeri për të fituar para për bamirësi. Por kush janë personat e famshëm më të dhënë pas kumarit. Një prej tyre është aktori karizmatik, George Clooney. Ai madje ka dhe aksione në një kazino-hotel në Las Vegas dhe e viziton atë bashkë me miqtë e tij, Matt Dammon, Ben Affleck etj. Pamela Anderson gjithashtu nuk mbetet pas në interesin ndaj kumarit. Por aty nuk është aq fatlume sa në ekran. Herën e fundit që luajti në Las Vegas ajo humbi 250 mijë dollarë dhe s’kishte me çfarë t’i paguante. E kështu ajo vendosi të ofrojë veten e saj për kundërshtarin, i cili shumë shpejt ra në dashuri me të dhe i kërkoi dorën për martesë. Një martesë e ngritur në bast kumari, e cila shumë shpejt pësoi krisje dhe tashmë Pamela Anderson është në proces divorci. Njerëz të tjerë të famshëm që janë të dhënë pas kumarit janë Matt Dammon, i cili ka luajtur dhe në një prej filmave më të famshëm për kumarin, “The Rounder”, Ben Affleck, i cili kur ishte i fejuar me Jennifer Lopez hynte në telashe për shkak të shumave të mëdha që linte në poker, Jennifer Tilly, Dreë Barrymore, Justin Timberlake, etj. Christina Ricci është e fiksuar pas kumarit. Ajo ka rrëfyer se është e “obsesionuar” pas gjithë formave të bixhozit, që nga letrat e deri tek garat me kuaj dhe bastet në futboll. Ajo tha për revistën “People”: Kam mësuar ta dua kumarin. Isha në Australi para disa kohësh dhe kumari ishte një formë kalimi kohe kombëtare atje, ndaj mësova ta pëlqej e të merrem me këtë gjë. Christina ka lozur poker në një tavolinë, ku luanin dhe dy aktorë të tjerë të pasionuar pas kumarit, Jerry McGuire dhe Jerry O’Connell. që u mund nga Ben Affleck në Kampionatin Shtetëror të Kalifornisë së Pokerit, por shumë shpejt ai u kthye fuqishëm në tetor 2004, kur arriti të fitonte 186 miijë dollarë në një turne pokeri në “Hollywood Park Casino”. Legjenda e pokerit, Phil Hellmuth është shprehur kështu për Maguire: “Ai shfaqi fokus te jashtëzakonshëm dhe vendosmëri. Unë parashikoj se ai do të bëhet një prej yjeve të pokerit”. Maguire njihet për faktin se organizon lojëra pokeri shumë të rëndësishme në shtëpinë e tij.

George Clooney
George Clooney jo vetëm ka qenë protagonist në filma që kanë lidhje me kumarin siç është “Ocean’s 11” dhe “Ocean’s 12”, por ka dhe një rol aktiv në biznesin e kumarit. Duke qenë i pasionuar pas lojërave të kumarit ai ka investuar një shumë të caktuar parash në një kompleks 3-miliardë dollarësh në Las Vegas. Ai është bashkëpronar i “Las Ramblas”, hotel dhe kazino në qytetin e dritave. Teksa filmonin “Ocean’s 12” në Romë, Clooney bashkë me Brad Pitt, Matt Damon dhe Michael Douglas luanin çdo natë poker deri vonë dhe disa prej tyre rezultuan të ishin lojtarë profesionistë.

Pamela Anderson
Biondja e famshme, Pamela Anderson vazhdon të jetë një frekuentuese e rregullt e kazinove. Por jo gjithnjë fati i ndrin në kumar. Herën e fundit ajo humbi 250 mijë dollarë gjatë një loje pokeri dhe duke qenë se s’kishte para të paguante ajo ofroi t’i këmbente ato me performanca seksuale. Kjo është dhe mënyra se si u njoh me bashkëshortin e saj të tretë, me të cilin është në prag të divorcit. E ka rrëfyer vetë Pamela Anderson në televizion një histori të tillë. Aktorja 40-vjeçare dukej e emocionuar teksa rrëfente “historinë qesharake” se si kishte rënë në dashuri në kazino.

Ben Affleck
Ben Affleck, i cili u bë i famshëm në filma të tillë si “Pearl Harbor”, “Armageddon” dhe “Daredevil” thuhet se është kumarxhiu më i devotshëm në Hollivudit. Kur ishte i fejuar me këngëtaren Jennifer Lopez ai hynte shpesh në telashe me të për shkak të shumave të mëdha të parave që linte në poker. Në qershor të vitit 2004, aktori sfidoi një fushë me 90 lojtarë pokeri në Kampionatin Shtetëror të Kalifornisë në Kazinonë Komerciale. Ndër këto lojtarë pokeri ishte dhe lojtari profesionist, Stan Goldstein. Ben Affleck fitoi 356 mijë dollarë në atë eveniment.

Matthew Perry
Jemi mësuar ta shohim aktorin Matthew Perry në rolin e Çendler në serialin e famshëm “Friends”. Përveç kësaj, ai është një lojtar i pasionuar i pokerit dhe merr pjesë rregullisht në turnetë dhe evenimentet e bamirësisë duke përfshirë këtu dhe pokerin e njerëzve të famshëm në “Celebrity Poker Showdown”. Edhe pse karriera e tij nuk ka pasur vazhdim dhe aq të mirë pas përfundimit të serialit të “Friends” ai vazhdon të lërë shuma parash në kumar. Ai luan shumë nëpërmjet internetit dhe shpeshherë viziton kazinonë “Bellagio” në Las Vegas, ku personeli merr masat që ai të mos vihet re nga askush.

Matt Damon
Matt Damon është një aktor i talentuar dhe është gjithashtu protagonisti i një prej filmave më të mirë që është bërë ndonjëherë për pokerin, “The Rounder”. Gjatë xhirimeve të këtij filmi, Dammon dhe aktori tjetër Edëard Norton u trajnuan nga legjenda e pokerit, Johnny Chan. Tashmë Dammon nuk është i huaj në botën e kumarit. Ashtu si aktori dhe miku i tij, George Clooney, edhe ai është shumë i pasionuar pas kumarit. Ai konsiderohet si një lojtar i shkëlqyeshëm pokeri dhe thuhet se i është ofruar 1 milionë dollarë nga gjigandi i kumarit online “Nine.com”.

Jennifer Tilly
Jennifer Tilly është një lojtare veterane pokeri dhe gjysmë-profesioniste. Ajo u përfshi në poker ashtu si njerëzit e tjerë të famshëm të Hollivudit në vitet e fundit: duke luajtur në programet televizive të pokerit. Ai filloi të shoqërohej me lojtarin profesionist të pokerit, Phil Laak, i cili i dha asaj disa libra pokeri për të studiuar si dhe shërbeu si mësuesi i saj personal. Ajo kishte gjithashtu një talent natyral për këtë lojë, i cili u bë shpesh i njohur. Në vitin 2005 ajo fitoi në Seritë Botërore të Pokerit si dhe fitoi 156 mijë dollarë në evenimentin e pokerit për zonja në Teksas.

Drew Barrymore
Aktorja e njohur e Hollivudit është parë shumë herë në kazinotë e qytetit Atlantik Siti, së bashku me aktorë të tjerë si Goldie Haën dhe Kurt Russell. Aktorët frekuentojnë kazinotë e këtij qyteti për shkak të intimitetit që u siguron stafi i tyre. Aty aktorët mund të luajnë poker, ruletë, njëzetenjësh në zonat private të kazinosë, duke u shpëtuar syve vigjilentë të paparacëve. Në kryeqytetin e kumarit, në Las Vegas është kazinoja “The Palms”, e cila vizitohet shpeshherë nga yje si Bruce Ëillis, Ben Afflec dhe Matt Damon.

Justin Timberlake
Disa yje të industrisë së spektaklit janë të gatshëm të udhëtojnë në gjithë botën për eksperiencat më të mira të kumarit. Një prej tyre është këngëtari i njohur Justin Timberlake, i cili nuk vetëm turne muzikorë. Justin Timberlake është një frekuentues i rregullt i disa kazinove në Australi, ku nganjëherë shoqërohet prej asit amerikan të tenisit, Andy Roddick. Një kazino e veçantë, e cila i pëlqen Justin ka një kat kryesor, i cili është thuajse 6 kilometra i gjatë dhe me shumë dhoma ku njerëzit e famshëm luajnë lojëra të ndryshme kumari.

Christina Ricci
Christina Ricci është e fiksuar pas kumarit. Ajo ka rrëfyer se është e “obsesionuar” pas gjithë formave të bixhozit, që nga letrat e deri tek garat me kuaj dhe bastet në futboll. Ajo tha për revistën “People”: Kam mësuar ta dua kumarin. Isha në Australi para disa kohësh dhe kumari ishte një formë kalimi kohe kombëtare atje, ndaj mësova ta pëlqej e të merrem me këtë gjë. Christina ka lozur poker në një tavolinë, ku luanin dhe dy aktorë të tjerë të pasionuar pas kumarit, Jerry McGuire dhe Jerry O’Connell.

Tobey Maguire
Tobey Maguire, vetëm Njeriu Merimangë, është një prej lojtarëve që u mund nga Ben Affleck në Kampionatin Shtetëror të Kalifornisë së Pokerit, por shumë shpejt ai u kthye fuqishëm në tetor 2004, kur arriti të fitonte 186 miijë dollarë në një turne pokeri në “Hollywood Park Casino”. Legjenda e pokerit, Phil Hellmuth është shprehur kështu për Maguire: “Ai shfaqi fokus te jashtëzakonshëm dhe vendosmëri. Unë parashikoj se ai do të bëhet një prej yjeve të pokerit”. Maguire njihet për faktin se organizon lojëra pokeri shumë të rëndësishme në shtëpinë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here