Home Shkence Një pasardhës i majave shpjegon profecinë për 2012

Një pasardhës i majave shpjegon profecinë për 2012

747
0

Në vitin 2012 nuk do të ndodhë apokalipsi i parashikuar në kalendarin Maja, por do të nisë një evolucion i ri shpirtëror për njerëzimin.

Këtë e konfirmon mjeshtri Quetzasha, një njohës shumë i mirë i majave dhe aztekëve, njëkohësisht pasardhës i tyre.

Deri tani, disa studiues janë përpjekur të interpretojnë dokumentet e lëna nga majat, por pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur të pakuptueshme. Quetzasha është i pari pasardhës i majave që flet për profecinë e shumëpërfolur. “Nuk duhet pasur frikë nga 2012-a. Për atë që do të vijë duhet vetëm përgatitje shpirtërore”.

Sipas tij, është e pamundur që në të ardhmen e afërt të ndodhin katastrofa globale. “Sipas jush, nuk jetojmë tashmë në një botë plot katastrofa? Luftërat e vazhdueshme, urrejtja mes besimeve fetare, tragjedia bërthamore në Japoni dhe shfarosja e popujve të tërë nga uria dhe genocidi në Afrikë. Për të mos folur pastaj për katastrofat e përditshme, sepse katastrofa më e madhe është shkatërrimi i familjes”, tha ai për të përditshmen “Libero” në Itali.

“Majat e lashtë kanë lënë mesazhe të shkruara në piramida dhe në kalendarin e tyre. Ajo që ata kanë regjistruar në shkrimet e tyre është ndryshimi që planeti pëson në mënyrë konstante, përmes fenomenesh natyrore si ekuinokset, solsticet etj. Bëhet fjalë për një shkëmbim energjie në Tokë, por edhe brenda njeriut”, përfundon ai duke pohuar se gjithsesi në 21 dhjetorin e vitit tjetër diçka do të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here