Home Shkence Nje grope gjigante hapet ne Siberine e larget.

Nje grope gjigante hapet ne Siberine e larget.

1032
0

Një vrimë gjigande në Siberinë e largët ka tronditur shkencën.
Bëhet fjalë për një gropë 262 metra të gjerë në gadishullin e quajtur Yamal në Rusinë jugore ose në një qoshe të largët të Siberisë.

crater-syberia

Kjo zonë është quajtur “fundi i botës” pasi është e panjohur.
Kjo vrimë është vënë re ditën e sotme dhe menjëherë janë ngritur grupet e ekspertëve për të gjetur shkaqet e shpërthimit.
Një nga spekulimet e para ishte që kanë mbërritur UFO-t.

crater-syberia1

Ekspertët Rusë kanë hedhur hipotezën numër 2 që vrima të jetë krijuar nga gazrat e nëndheshme të tokës, të cilat dalin në sipërfaqe si shpërthimi i shampanjës.
Një tjetër teori e tretë mendon se vrima të jetë shkaktuar nga rënia e një meteori të madh, por shihet më e vogël si mundësi.
Grupi i ngritur i ekspertëve përfshin pjesëmarrjen e Qendrës Ruse për studimet e Arktikut dhe Institutit Cryosphere të Akademisë së Shkencave.
Grupi do të jetë i shoqëruar nga Ministria e Emergjencave Ruse.

crater-syberia3

Ekspertja Ruse Anna Kurchatova ka thënë se gropa e hapur mund të jetë shkaktuar nga përzierja e rërës, ujit dhe gazrave të cilat kanë krijuar substancë shpërthyese për shkak të ngrohjes globale.
Gazi i akumuluar në akull mund të jetë përzier me rërën dhe kripën pasi kjo zonë 10.000 vjet më parë ka qenë e gjitha det.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here