Home Bota Nje avion Rus provokon anijen luftarake USS Donald Cook

Nje avion Rus provokon anijen luftarake USS Donald Cook

684
0

uss-donald-cookPentagoni ka bërë të ditur se një avion rus ka kaluar pranë një luftanije të marinës amerikane në Detin e Zi gjatë fundjavës.

“Ky ishte një veprim provokativ dhe aspak profesional”, tha koloneli Steve Warren, një zëdhënës i Pentagonit

Warren tha se avioni luftarak rus ka kaluar rreth 12 herë, në një lartësi të ulët, pranë anijes USS Donald Cook, që ndodhet në Detin e Zi që prej 10 Prillit.

Ngjarja është shënuar gjatë ditës së shtunë dhe ka zgjatur për rreth 90 minuta, ndërsa anija amerikanë po patrullonte në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi.

Zëdhënësi i Pentagonit shtoi se pavarësisht kërkesave për të komunikuar, avioni rus nuk i është përgjigjur. Ky incident deri tani nuk është diskutuar ende mes dy vendeve.

Tensionet janë rritur ndjeshëm së fundi, pasi Aktivistët pro-rusë sulmuan një tjetër ndërtesë të administratës lokale në lindje të Ukrainës, megjithëse iu vendos një afat për t’u larguar, ose në të kundërt do të përballeshin me forcat ukrainase.

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksander Turchynov, në Parlament akuzoi Moskën për agresionin, por – nga ana tjetër – shprehu mbështetjen për një referendum kombëtar për të ardhmen e Ukrainës, një prej kërkesave kyçe të protestuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here