Home Aktualitet Një 27-vjeçar plagoset me dy plumba ne lokal

Një 27-vjeçar plagoset me dy plumba ne lokal

551
0

policia-natenNjë 27-vjeçar është plagosur me dy plumba mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë. Dyshohet se emri i tij është Mentor Doçi dhe më pas, mbiemri është ndërruar në Lura, Mentor Lura.

Mësohet se Mentor Doçi (Lura) është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimin për autorët dhe shkaktarët e plagosjes dhe paraprakisht mendohet se ndaj tij është bërë atentat, pasi ka qënë i përfshirë në një ngjarje kriminale. Autorët kanë shtënë në drejtim të tij kur ai ka qënë në lokal dhe janë larguar me shpejtësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here