HYRJE Sociale Nis montimi i kabinave me telekomande, kufizime te energjise ne disa zona

Nis montimi i kabinave me telekomande, kufizime te energjise ne disa zona

0
13

OSHEE bën të ditur se për shkak të investimit të monitimit të kabinave me telekomandë, (çela të automatizuara) dhe vendosjes së rrjetit të ri 20 kV do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona.

Sot OSHEE do të punojë në kabinën “Sami Frashëri 2” dhe për këtë arsye, do të stakohet energjia nga ora 9.00 deri në 14 .00. Zona pa energji: pjesërisht rruga “Sami Frashëri”.

Gjithashtu në kabinën “Xibraku”, nga ora 09.00 deri në 11.00, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtij intervali janë: Bar Restorant “Xibraku”, zona përreth deri te një pjesë e “Rrugë së Elbasanit”.

Gjithashtu në kuadër të planit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë në furnizim, do të kryhet remont në fiderin e Rinasit dhe zonat që mbeten pa energji janë fshati Rinas dhe rethinat, Gjec Fushe dhe Nikel. Gjithashtu remont do të ketë dhe në fiderin 146 të N/St Valias dhe zonat që mbeten pa energji janë: Laknas dhe nje pjesë e zonës së Domjes, nga ora 9:30 deri ne 13:00.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here