Home Kosova Nikoloç: Nuk e duam BE, do zgjedhim Kosoven

Nikoloç: Nuk e duam BE, do zgjedhim Kosoven

667
0

Serbia do të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, nëse Brukseli na kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës, deklaroi Presidenti serb, Tomislav Nikoliç.

“Nëse na kërkohet zyrtarisht që të zgjedhim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ne do të heqim dorë nga rruga evropiane”, deklaroi Nikoliç, në një intervistë me gazetën ”Veçernje Novosti”.

“Bashkimi Evropian po mban distancë nga ne për shkak të Kosovës. Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe për 100 vjet pasi ne nuk heqim dorë nga Kosova”, theksoi Presidenti nacionalist serb.

”Kemi qenë objekt kushtesh me të cilat nuk janë përballur vende të tjera. Na mjafton të na thuhet se nuk jemi të dëshirueshëm”, shtoi Nikoliç gjatë intervistës.
Gjatë vizitës së para pak ditëve në Beograd, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha se shprehja ”integritet territorial” nuk i referohet Kosovës, por një ndarjeje hipotetike të saj, të cilën Bashkimi Evropian e kundërshton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here