HYRJE Mero Baze Ngjashmëria e frikshme e Janukoviçit dhe Berishës

Ngjashmëria e frikshme e Janukoviçit dhe Berishës

1
214

janukovicNgjashmëria është ekstreme, edhe pse situata në të dy vendet nuk ishte e ngjashme. E parë si krizë e demokracisë, Janukoviç ka ndjekur hap pas hapi atë çfarë ka bërë Sali Berisha në vitin 1997.

Edhe pse në Shqipëri Berisha i referohet si krizë e shkaktuar nga skemat piramidale, ajo në thelb ishte një krizë e demokracisë, dhe dështimi i skemave piramidale ishte vetëm shkaku i shpërthimit të revoltave.

Në Ukrainë është e njëjta situatë. Kriza e demokracisë u kombinua me krizën e raporteve ekonomike të Ukrainës mes BE dhe Rusisë, dhe ndau shoqërinë në dy pjesë.

Por ajo që ka bërë Janukoviç është identike hap pas hapi me ato që ka bërë Sali Berisha në vitin 1997.

Së pari, ka arrestuar liderin e opozitës, që është ish- kryeministrja Julia Timoshenko. Edhe ajo, njësoj si Fatos Nano, ka qenë kryeministre e vendit dhe u arrestua një vit pas daljes në opozitë. Timoshenko, njësoj si Nano, ishte një liberale pro-perëndimore, dhe u burgos nën akuza të dyshimta për korrupsion, të cilat u bënë të pabesueshme edhe për Perëndimin. Presidenti Janukoviç tentoi ta përdorë burgosjen e saj për të përçarë opozitën dhe për ta kontrolluar atë.

Njësoj si Berisha, ai e futi vendin në krizë përmes përpjekjes për të përçarë opozitën dhe për të kontrolluar orientimin anti-perëndimor të saj.

Njësoj si Berisha, tentoi të prodhojë disa marrëveshje gjysmake me opozitën për të ndalur protestat e tyre duke u premtuar më shumë pushtet dhe duke bërë oferta ekonomike në emër të Rusisë për miliarda dollarë, njësoj siç premtonte Berisha miliarda në emër të piramidave.

Njësoj si Berisha, vrau protestues të pafajshëm dhe tentoi për një marrëveshje gjysmake duke premtuar dorëheqjen e qeverisë dhe emërimin e liderit të opozitës kryeministër, siç bëri Berisha në shkurt të vitit 1997 pas vrasjeve të para në Vlorë.

Njësoj si Berisha në fillim të marsit 1997, ai tentoi të tregohet i fortë, shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe vrau dhjetëra qytetarë.

Njësoj si Berisha, një javë pas vrasjeve masive, u detyrua të ulet e të nënshkruaj Marrëveshje të Pajtimit Kombëtar.

Njësoj si Berisha në marrëveshjen e 9 marsit, kërkon 48 orë për dorëzim armësh dhe amnistim të demonstruesve.

Njësoj si Berisha, detyron parlamentin të lirojë nga burgu ish- kryeministren e burgosur.

Njësoj si Berisha, shpall zgjedhje të reja brenda vitit për presidencën.

Njësoj si Berisha, pasi përgjak popullin e vet për karrigen e pushtetit, e dorëzon pushtetin për të shpëtuar kokën.

Njesoj siç ja ben Berishes dhe atij tani po ja kerkojne qysh sot doreheqjen.

Njësoj si Berisha, armik kryesor për këtë betejë shpall Perëndimin, dhe kryesisht SHBA dhe Bashkimin Evropian, të cilët sipas tij duan ta heqin Ukrainën nga kthetrat e Rusisë.

Dhe nëse ata njerëz nuk e çojnë para drejtësisë, njësoj si Berisha kanë për ta pasur dhe 17 vjet të tjerë nëpër këmbë, duke shkaktuar gjakderdhje dhe trazira, në emër të Ukrainës.

Dje kam rishpërndarë përmes rrjeteve sociale një spot të një vajze të re ukrainase, që kërkonte ndihmë nga Perëndimi për të përballuar atë që ndodhte në Ukrainë. Ajo thoshte mes të tjerash se lirinë që ka ajo dhe brezi i saj në mendje, duan të implementojnë në Ukrainë. Shpresoj të ketë mbijetuar nga vrasjet, por ëndrra e saj për liri në Ukrainë nuk ka për të mbijetuar, pa i hequr lirinë atij që prodhoi këtë situatë. Shqipëria është një shembull i shkëlqyer i një vendi që vuan nga mosdënimi i krimit. Liria në këtë vend ka marrë fund, pasi ata që erdhën pas ‘90 nuk dënuan kurrë krimet e komunizmit dhe ai që diktoi këtë vend për 23 vjet, është i lirë edhe pse ka shkaktuar për aq vite, sa ka qenë në pushtet, më shumë viktima se sa ka pasur komunizmi për të njëjtën periudhë kohe.

1 Koment

  1. Ku je plaku Mero qe vazhdon te merresh me te "vdekurit" qe, kur ishte gjalle, i shkoje pas si dhí manare Sali Beg Berishes e tash po na ben krahasime "post mortum". A thua po ta japin ndonji thele "specialistat", makare ne medjat e percudnuara si kjo jotja?!

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here