Home Ekonomi Nga 12 Nentori hyn ne fuqi ligji i ri i gjobave. Ja...

Nga 12 Nentori hyn ne fuqi ligji i ri i gjobave. Ja sa do te jene

564
0

tatimoreNga data 12 nëntor hyjnë në fuqi masat anti-evazion, të aplikuara sipas dispozitave të reja në Ligjin për Procedurat tatimore. Megjithatë, ndryshimet parashikojnë që bizneset kanë kohë për vetëdeklarimin dhe korrigjimin e bilanceve deri në fund të këtij viti.

Penalitetet
Penalitetet e reja me gjobë për bizneset variojnë nga 500 mijë lekë në 10 milionë lekë, si dhe kallëzim penal. Referuar këtyre ndryshimeve, me gjobë në masën 500 mijë lekë penalizohen bizneset që nuk deklarojnë adresën, nuk afishojnë listën e çmimeve të mallrave apo shërbimeve, nuk deklarojnë punonjësit, nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve apo nuk lëshon kupon tatimor.

Penaliteti me gjobë në vlerë 10 milionë lekë do të aplikohet për rastet kur bizneset e mallrave me shumicë nuk lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore apo faturë tatimore me TVSH. Po ashtu, e njëjta masë ndëshkimi aplikohet kur lëshohet kupon tatimor, dëftesë tatimore apo biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj.

Me gjobë 10 milionë lekë penalizohen edhe tatimpaguesit e mallrave me shumicë që mbajnë në ruajtje, përdorin apo transportojnë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore.

Konfiskimi
Përveç gjobës së lartë, penaliteti parashikon edhe konfiskimin e të gjithë sasisë së mallit dhe rivlerësimin tatimor të të ardhurave për një periudhë 6 mujore.

Ndryshimet e miratuara në procedurat tatimore parashikojnë edhe penalitete të tjera si mbledhjen me forcë përmes konfiskimit të detyrimeve të tatim­fitimit në rastet kur ka vonesa apo edhe faljen për bizneset, që vetëdeklarojnë mangësitë e pasqyrave financiare.

Gjobat
500 mijë lekë bizneset që nuk deklarojnë adresën

500 mijë lekë bizneset që nuk afishojnë listën e çmimeve të mallrave apo shërbimeve

500 mijë lekë bizneset që nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve

500 mijë lekë bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor

10 milionë lekë bizneset e shumicës që nuk lëshojnë faturë tatimore, dëftesë tatimore apo faturë tatimore me TVSH

10 milionë lekë bizneset që lëshojnë kupon tatimor, dëftesë tatimore apo biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj

10 milionë lekë bizneset e shumicës që mbajnë në ruajtje, përdorin apo transportojnë mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here