Home ShowBiz Nevila fiton Big Brother 7

Nevila fiton Big Brother 7

681
0

nevilaNevila është fituesja e këtij edicioni të ‘Big Brother Albania 7’ dhe e çmimit të madh prej 100 milionë lekësh . Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të premte pas ekranit.

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother, Arditi dhe Xhuliana ishin 2 finalistët e parë që u eliminuan në natën finale.

Mes Nevilës dhe Meridianit, të cilët u vunë përballë njëri tjetrit në televotim, publiku vendosi që Meridiani të jetë i treti i larguar në këtë natë.

Nga 6 finalistët e këtij edicioni, Valeri, Jona dhe Nevila ishin 3 konkurentët e fundit të mbetur, për të cilët u hap një televotim nga i cili doli edhe fituesi i këtij edicioni.

Ndërkohë që televotimi mbetej i hapur ‘Vëllai i Madh’ kishte rezervuar nga një surprizë për Valerin, Jonën dhe Nevilën.

Valeri takon bashkëshorten e tij, Madalenën e veshur me kostumin popullor. Menjëherë ai fillon të kërcejnë, nën ritmet e muzikës popullore. Me flamurin e kuq në duar, së bashku kërcejnë vallen tradicionale të zonës.

Tri animatorë performuan për Nevilën, duke organizuar një mjedis cirku. Ndërsa jona u vendos në qendër të djemve. Trupa e baletit të Top Channel performuan për të.

Pas televotimit Valeri ishte konkurenti i katërt që lë garën e Big Brother Albania 7. Ndërsa, mes Jonës dhe Nevilës publiku vendosi që fituesja e këtij edicionit të jetë Nevila, e cila pas përfundimit të spektaklit është shprehur se nuk e priste këtë fitore pasi të gjithë finalistët ishin të fortë dhe të veçantë.

“Ndoshta karakteri që ka treguar ka ndikuar në këtë fitore. I druhesha Valerit, pasi ka qenë gjatë gjithë kohës aktiv dhe ka dhënë shumë, gjithashtu edhe Jona”, tha fituesja e “Big Brother Albania 7”.

Por, gjatë këtyre 100 ditëve, kanë qenë 24, banorët që hynë brenda mureve të shtëpisë. Fillimisht në çifte, të krijuara përmes zgjedhjeve të tyre të rastësishme, e më pas në lojë individuale.

Ndarje në grupe, por edhe sfida të vazhdueshme personale, për t’u rezistuar provokimeve e kandidimeve. Debate… Miqësi… Por, edhe çifte.

Pasione kalimtare apo dashuri, çfarë u duk nëpërmjet kamerave, që vëzhguan 24 orë në 24, është lidhja e Visarit me Lorin, që përfundoi shumë shpejt, dhe ajo që vazhdon mes Xhulianës dhe Arditit.

Për herë të parë në historikun e “Big Brother Albania”, një çift të martuarish, së bashku në lojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here