Home Shkence Ne te ardhmen me te zgjuar fale nje pilule

Ne te ardhmen me te zgjuar fale nje pilule

757
0

truri1Truri është pjesa e trupit tonë që njohim më së paku. Prej disa dekadash në qarkullim është një hipotezë që sugjeron se njeriu përdor rreth 10 përqind të kapacitetit të trurit të tij, ndërsa në pjesën tjetër “është e bllokuar dhe nuk ka kontroll të saj”.

Kjo hipotezë ka kundërshtarët e vet, të cilët thonë se në të vërtetë njeriu përdor të gjithë masën e trurit të tij. Por po të merret e mirëqënë, imagjinoni sikur njeriu të përdorte jo më shumë, por vetëm 20 përqind të trurit të tij?!

Studimet e fundit në këtë fushë janë përshkallëzuar, falë edhe teknologjisë së re dhe zhvillimit të gjenetikës. Një studim i tillë është edhe ai i Stanford University që ka mbërritur në përfundimin se “në të ardhmen njerëzit mund të bëhen më të zgjuar falë një pilule”.

Shkencëtarët manipuluan proteinën PirB, funksioni parësor i së cilës është ndërlidhja dhe përçimi i informacioneve ndërmjet neuroneve. Por vec këtij funksioni kjo proteinë ka edhe “efekte anësore”. Sipas studiuesve PirB është pengesa kryesore në “mësimin e gjërave të reja”.

Shkencëtarët manipuluan këtë proteinë tek kafshët dhe arritën në përfundimin se kafshët me proteinën e manipuluar mësonin më shpejt gjërat e reja në krahasim me kafshët me proteinën normale.

Për momentin gjithçka është në fazën eksperimentale vetëm tek kafshët, por studiuesit besojnë se me të njëjtën teknikë mund të manipulohet edhe proteina LilrB2, varianti njerëzor i proteinës PirB të trurit të kafshëve.

Një variant i manipuluar i kësaj proteine mund të sigurohet në laborator e të hidhet në treg në formën e pilulave…por sigurisht deri atëherë do të duhen ndoshta edhe disa dekada studime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here