Home Aktualitet Ndotja e plazheve, mbi 53 milionë lekë gjoba

Ndotja e plazheve, mbi 53 milionë lekë gjoba

679
0

Ndërkohë që Shqipëria shënon numrin rekord të turistëve për frekuentimin e plazheve të bukura, Ministria e Mjedisit deklaroi se ka vendosur në total 53 milionë e 580 mijë lekë gjoba si dhe ka pezulluar 17 subjekte private për ndotjen e zonës bregdetare. Kontrolli është kryer ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e bregdetit deri në lokalitet e Korçës dhe Pogradecit, vende që frekuentohen si plazhe gjatë sezonit veror. Drejtori i Kontrollit për Mjedisin, Alfred Deshati bën të ditur se nga këto inspektime janë vendosur gjoba që variojnë nga 100 deri në 1 milion lekë. Një çështje që është parë me rëndësi nga inspektorët e mjedisit gjatë kontrolleve të kryera prej tyre ka qenë shkarkimi i ujërave të zeza në det si dhe mbetjet spitalore nga subjekte shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here