Home Ekonomi Ndihma ne bujqesi, BB do i jape Shqiperise 93 mln euro

Ndihma ne bujqesi, BB do i jape Shqiperise 93 mln euro

2025
0

Bashkimi Europian do ndihmojë bujqësinë shqiptare me një grant prej 93 milionë euro.
Këto para do të shkojnë për projektet e zonave zonat rurale. Pritshmëritë janë që ky program t’i japë një shtytje të rëndësishme bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri.

Pas auditimit të realizuar nga Komisioni Europian, për kapacitetet dhe strukturat zbatuese të programit, pritet drita jeshile gjatë gjysmës së parë te vitit të ardhshëm.

Ministri Niko Peleshi e diskutoi detajet e kësaj ndihme me komisionerët për çështjet e peshkimit, shëndetit dhe sigurisë ushqimore.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për mbështetjen e Bashkimit Europian në përmirësimin e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore, edhe shtimit të kuotave të peshkimit për Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here