Home Sport Ndeshja ne Elbasan, ja si do te veprohet me biletat

Ndeshja ne Elbasan, ja si do te veprohet me biletat

743
0


Duket se edhe FSHF u gjend e papërgatitur përballë zhvendosjes së ndeshjes eliminatore të kombëtares nga Shkodra në Elbasan, me qeverinë e futbollit shqiptar që mund të kishte bërë më shumë për të evituar situatën aktuale me biletat. Por çfarë do të ndodhë me ata tifozë që e kanë prerë tashmë një biletë për në “Loro Boriçi”, por do të detyrohet ta ndjekin ekipin kuqezi në “Elbasan Arena”.
Shqipëri-Izrael, e planifikuar për t’u luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan. Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për Stadiumin “Elbasan Arena”. Gjithashtu procedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Sipas qeverisë së futbollit shqiptar, personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat e deklaruara për të bërë konvertimin në biletën e re. Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email:bileta@t-ticket.al.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë procedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet, për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që të martën.

Nga shitjet online janë pajisur me një biletë për në impiantin e Shkodrës rreth 7 mijë persona dhe menjëherë pas ndryshimit të stadiumit serveri është bllokuar për disa orë në mënyrë që të mos ketë më shitje të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here