Home Sport Ndeshja Austri-Shqiperi, publikohen cmimet e biletave

Ndeshja Austri-Shqiperi, publikohen cmimet e biletave

680
0

Kombetarja-620x381Federata Austriake e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave, për miqësoren e 26 marsit Austri-Shqipëri.

Në dispozicion të tifozëve të kombëtares janë 3 mijë bileta, çmimet e së cilave variojnë nga 8 deri në 24 euro. Për ultrasit nën moshën 14-vjeç bileta do të jetë vetëm 8 euro, ndërsa për pjesën tjetër 19 dhe 24 euro.

Për tifozët kuqezi është rezervuar sektori F i stadiumit dhe një pjesë tjetër e sektorit A. Kjo përballje do të jetë një provë për të besuarit e De Biazit, në kuadër të përgatitjeve për Evropianin e Francës. Përballja do të luhet në 26 mars në orën 17:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here