Home Bukuria Nderhyrjet plastike ne hunde, ja arsyet e deshtimit

Nderhyrjet plastike ne hunde, ja arsyet e deshtimit

2420
0

Është gjerësisht i pranuar nga kirurgët plastikë, të cilët në përgjithësi janë otorinolaringologë, si dhe nga kirurgët e përgjithshëm plastikë, fakti se rinoplastika është ndërhyrja më e vështirë dhe më e ndërlikuar.

Kjo, sepse kirurgu plastik ndërhyn jo vetëm te indet e buta të këtij organi tredimensional (lëkurë, inde lidhëse dhe muskuj), por në radhë të parë ndërhyn te pjesët kockore dhe kërcore të tij, të cilat përbëjnë skeletin e piramidës së hundës.

Nëntë nga dhjetë ndërhyrjet rinoplastike kërkojnë njëkohësisht ndërhyrje plastike të hundës dhe të perdes së saj . Për këtë arsye ndërhyrja rinoplastike duhet të kryhet nga një kirurg otorinolaringolog me një specializim të veçantë, sepse vetëm kjo kategori kirurgësh ka trajnimin dhe përvojën e duhur në funksionimin dhe kirurgjinë e këtij organi në tërësinë e tij.

Vetëm kjo kategori kirurgësh mund të rregullojë njëkohësisht me të njëjtën ndërhyrje kirurgjikale pamjen e jashtme të hundës (me një ndërhyrje rinoplastike të thjeshtë) si edhe shtrembërimin e perdes së hundës, por edhe çfarëdo defekti tjetër funksional të hundës dhe të frymëmarrjes. Ndryshimet në lartësinë, gjerësinë dhe gjatësinë e hundës mund të ndryshojnë formën dhe, automatikisht, edhe të gjithë shprehjen dhe stilin e fytyrës. Kjo gjë vërtetohet me faktin se, në qoftë se nuk zbatohen në mënyrë të drejtë rregullat e plastikës së perdes së hundës dhe të skeletit , një pjesë e madhe e ndërhyrjeve rinoplastike dështojnë dhe kërkojnë ndërhyrje korrigjuese për herë të dytë ose të tretë .

Arsyeja më e shpeshtë e dështimit të një ndërhyrjeje rinoplastike është ndërhyrja e pamjaftueshme ose e gabuar mbi kërcin ose pjesët kockore të hundës. Kjo sjell si rezultat, që me kalimin e kohës, të shfaqen xhunga, shtrembërime, përkulje, mungesa, rënie, vështirësi në frymëmarrje etj Ndërhyrje të tilla korrigjuese nuk duhet të kryhen pa kaluar një periudhë të paktën njëvjeçare nga ndërhyrja e parë.

Kjo periudhë është edhe kohëzgjatja që kërkohet për shërimin e plotë të plagëve kirurgjikale. Ndërhyrja e plotë rinoplastike, përveç përmirësimit estetik dhe funksional të hundës, duhet të synojë të ruajë raportet e hundës me pjesët e tjera të fytyres.Në asnjë pjesë tjetër të fytyrës nuk hasim një kombinim kaq të madh të veprimeve të ndryshme, të cilat duhet të rregullohen në të njëjtën kohë vetëm me një ndërhyrje. Pra, në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve rinoplastike kërkohet p.sh. të kryhet njëkohësisht plastikë e perdes së hundës, heqje e gungave, ngushtim apo shkurtim, ndërhyrje në pjesët e brendshme anësore të hundës etj., në mënyrë që të arrihet rezultati më i mirë funksional dhe estetik, që do të mbesë i tillë për të gjithë jetën.

Gjatë vizitës mjekësore së të interesuarit te kirurgu i specializuar, identifikohet: problemi estetik dhe funksional i hundës, si dhe konfirmohet domosdoshmëria ose jo e ndërhyrjes kirurgjikale Subjekti i interesuar informohet me shkrim nga kirurgu:

• mbi procedurën parakirurgjikale,
• narkozën,
• procesin e ndërhyrjes kirurgjikale,
• ndërlikimet e mundshme,
• si dhe për sjelljen dhe kujdesin që duhet të tregojë pacienti pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Paraprakisht hunda fotografohet së bashku me fytyrën në pozicionet: përballë, profil, anash dhe në bazë të saj. Fotografimi përpara ndërhyrjes ka si qëllim: nga njëra anë, të dokumentojë, studiojë dhe planifikojë planin kirurgjikal dhe, nga ana tjetër, të drejtojë dhe të udhëheqë kirurgun gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Gjithashtu, në krahasim me fotografite qe behen pas nderyrjes kirurgjikale(te pakten pas nje muaji) bëhet edhe vlerësimi kritik i rezultatit përfundimtar të ndërhyrjes rinoplastike si nga kirurgu ashtu edhe nga pacient

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here