HYRJE Kulture NASA ka zbuluar alienët!

NASA ka zbuluar alienët!

0
55

“Haktivistët” e grupit më të madh të hakerave në rrjet, të njohur si “Anonymous” në videon e radhës të hedhur në qarkullim pretendojnë se janë në dijeni të disa dosjeve dhe dokumentave për jashtëtokësorët.

Sipas tyre, këto dosje dhe dokumente i përkasin Agjencia Amerikane të Hapësirës, NASA, e cila nuk mund “ta fshehë më” dhe është çështje kohe që të pranojnë se kanë prova për ekzistencën e një jashtëtokësorëve.

“Qytetërimi do të mësojë provën e parë të ekzistencën së një forme jete përtej planetit tonë, diku atje në qiell. Sigurisht, gjithë shpenzimet miliarda dollarëshe nuk bëhen vetëm për të vrojtuar qiellin dhe pas këtyre shpenzimeve jo të gjitha njohuritë ndahen për publikun”, thonë “Anonymous”. Kjo video e postuar në internet nga grupi i famshëm i “haktivistëve” mbërrin pak ditë pasi NASA njoftoi gjetjen dhe identifikimin e të paktën 219 planeteve të tjera të ngjashme me Tokën, të gjithë në galaksinë tonë, Rrugën e Qumështit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here