HYRJE Politike Nano President, Meta: “Nuk me shqetesojne keto fantazma”

Nano President, Meta: “Nuk me shqetesojne keto fantazma”

0
40

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka thënë sot në studion “Kapital” të “Vizion Plus” se nuk e shqetësojnë thirrjet e militantëve të PS-së për Nanon President.

I pyetur nga gazetari për këtë çështje Meta tha se nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës.

“Së pari, nuk habitem për shashka të tilla kaq qesharake. Nuk ekziston asnjë fantazmë që t’i sjellë një shqetësim Ilir Metës, aq më tepër rinisë së Shqipërisë që sot është me Ilir Metën, dhe Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të të rinjve të Shqipërisë, të së ardhmes së tyre.

Dhe e ardhmja e tyre fillon te vota e lirë. Aty fillon edhe shpresa për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri që mendon dhe punon për të rinjtë, jo për një Shqipëri që braktiset, siç ndodh dhe siç konkurrojnë, për fat të keq, me Sierra Leonen. Kështu që nuk ekziston asnjë shqetësim i tillë.

Për sa i takon dekretimit të qeverisë unë nuk kam thënë se nuk dekretoj qeverinë, sepse Shqipëria në çdo rast do të ketë qeveri.

Kam thënë që nuk dekretoj asnjë për kryeministër, apo ministër që përfshihet në cenimin e standardit të zgjedhjeve. Kështu që ky është qëndrimi im të cilin nuk e ndryshoj dhe nuk më intereson fare…”, tha Meta.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here