Home Politike Naço, Gjonit: “Nuk kam asgje personale”

Naço, Gjonit: “Nuk kam asgje personale”

523
0

nasip-nacoMinistri i Drejtësisë Nasip Naço ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklaratat e një dite më parë të gjyqtarit Gjin Gjoni në adresë të tij. Naço theksoi se nuk ka asnjë gjë personale me gjyqtarin Gjoni por u shpreh se ky i fundit nuk mund të mbulojë dot diellin me shoshë.

“Nuk kam gjë personale me Gjonin, ai e ka me veten e vet dhe pasurinë e vet. Pyetja i bëhet për pasurinë dhe ai përgjigjet për politikën. Fliste për presione të hapura ndaj bizneseve e tij. Nga njëra anë thotë ministri ishte i paaftë nga ana tjetër thotë që kryeministri po i vë gjoba bizneseve të tij”- u shpreh Naço.

Më tej ai theksoi se verifikimi i pasurisë së gjyqtarit Gjoni ka nisur muaj më parë. “Në pyetjet e mia brenda KLD-së, një nga pyetjet ka qenë si kishte mundësi që bashkëshortja prej vitit 2009-2010 nga tatimet rezulton me humbje 500 mln lekë dhe pas martesës me Gjonin del me fitim 300 mln lekë. Kaq mjafton që të dalë të flasë si e ka fituar pasurinë. Unë mendoj se muaj më parë ILDKP ka filluar të verifikojë pasurinë ndaj Gjonit. Kjo do të thotë që nuk e ke nga mua. Nuk mund të mbrohet dot një gjyqtar kur e pyet për pasurinë dhe përgjigjet për politikë”- u shpreh ministri Naço.

I pyetur për letrën që KLD i adresoi një ditë më parë ministri Naço theksoi se ajo nuk ka seriozitet. Sipas ministrit projektligji i propozuar i shërben përmirësimit të punës së KLD-së.

“Ju e merrni seriozisht atë letër të KLD-së? Aty nuk ka seriozitet, ka politikë brenda’- u shpreh Naço. Ai theksoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim.“Për ne ka qenë më i rëndësishëm procesi se sa të merremi me emrat. Ne nuk kemi thënë që ai draft që ne propozuam do kalonte ditën tjetër në Parlament. KLD nuk reagonte ndaj këtij vendimi. Ky Këshill të iki në shinat ligjore. Ka prej 3- 4- 5 vjetësh që nuk emërohen kryetarët e gjykatave.

Kemi kërkuar që procedimet disiplinore të propozuara nga ministri të futen në rend dite brenda një muaji. Janë gjëra që s’kanë të bëjnë me Kushtetutën por me mbarëvajtjen e punës së KLD. Ata janë tejet të kënaqur me punën e tyre. Janë në ishullin e tyre. Sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim me pjesëmarrjen e të gjithëve edhe të opozitës. Nëse nuk duan ne jemi të vendosur që të miratojmë të gjitha reformat e domosdoshme”- theksoi Naço.

Nje ditë më parë Gjyqtari Gjin Gjoni u shpreh se Ministri i Drejtësisë nuk solli asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e tij, pasi nuk kishte realizuar asnjë hetim administrative por thjesht ka paraqitur në KLD një copy paste të asaj që ka kërkuar ILDKPK duke mos vërtetuar asnjë prej akuzave që pretendonte.

“Në lidhje me këtë vendimmarrje të KLD dua të sqaroj: Së pari: nga ana e ILDKPK nuk është sjelle asnjë provë dhe dokumentacion që të vërtetoje pretendimet e tyre. Biles në disa disa raste ILDKPK mbi bazën e kërkesës për marrje dokumentacioni nga KLD pretendon se nuk mund të vihen në dispozicion se janë konfidenciale nga ana tjetër i ka publikuar në media dhe shtyp dhe websiten e saj.

Së dyti: Ministri i Drejtësisë nuk solli asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e tij, pasi nuk kishte realizuar asnjë hetim administrative por thjesht ka paraqitur në KLD një copy paste të asaj që ka kërkuar ILDKPK duke mos vërtetuar asnjë prej akuzave që pretendonte.

Së treti: Pa aftësia e ministrit në këtë procedim disiplinor qëndron edhe ne faktin se pa respektuar nenin 34/2 te ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Pushtetit Gjyqesor” ka futur për procedim te gjitha çështjet që janë jashtë afatit 5 -vjeçar që nuk i lejon ligji dhe çështje që nuk kanë të bëjnë me personin tim thjesht dhe vetëm per te dhene ngarkesa politike, intimiduar dhe paragjykuar çdo vendimarrje të KLD.’- deklaroi Gjoni.

KLD LETER MINISTRIT NAÇO: PSE JEMI KUNDER PROJEKTLIGJIT
Një ditë më parë Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD) Elvis Cefa i ka dërguar një letër Komisionit të Ligjeve dhe ministrit të Drejtësisë, Nasip Nacos lidhur me projektligjin që po hartohet mbi institucionin e KLD.

Në letër, Cefa deklaron se k’y pr/ligj nuk sjell asnjë të re në punën e këtij Këshilli por synon realisht zvogëlimin e kompetencave të tij, dhe se konsultimi për të duhet të ishte standard pune si për cdo projektligj në komisionet e Kuvendit’. Sipas nënkryetarit të KLD, kjo është hera e parë, në të gjithë iniciativën legjislative shqiptare, që të mos bëhet një grup ndërinstitucional pune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here